Shëndetësi

kor212014

Barnat dhe ushqyerja me gji, AIFA: binomi është i mundur

Artikuj lidhur
Ndërprerja e trajtimit farmakologjik ose ndërprerja e ushqyerjes me gji kur merren barna vjen si pasojë e frikës lidhur me efektet e mundshme negative që kalimi i barnave në qumështin e nënës mund të ketë në shëndetin e të porsalindurit, është një qasje shpesh e panevojshme si dhe e dëmshme sepse vetëm një grup i vogël barnash është i kundërindikuar për nënat që ushqejnë me gji. Këtë e afirmon Agjensia Italiane e Barnave duke theksuar se sasia e barnave të marra është aq e vogël sa që nuk përbën rrezik për efekteve anësore. Në të theksohet: "Sasia e barit që kalon përmes të ushqyerit me gji varet dhe nga lloji i barit, nga doza e marrë dhe kohëzgjatja e trajtimit. Për më tepër sekretimi i barit në qumësht varet kryesisht nga biodisponibiliteti (sasia e barit që pas marrjes orale/topike arrin qarkullimin sistemik), nga pesha molekulare, nga lidhja me proteinat dhe nga shkalla e lipofilisë së barit". Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në sasinë e barit të marrë nga qumështi janë: sasia e qumështit të gjirit që foshnja merr çdo ditë, përqindja e barit që përthithet në nivelin gastro-enterik, rritja parakohe e të porsalindurit, maturia e metabolizmit hepatik, filtrimi renal, maturia e barrierës hemato-encefalike. Pozicion të ngjashëm mban dhe American Academy of Pediatrics, që sipas përditësimeve të 2013 të udhëzimeve Transfer of drugs and therapeutics into human breast milk,  konfirmon se "rreziqet e kontaminimit të qumështit të nënës janë minimale për shumicën e trajtimeve farmakologjike" dhe kujtojnë se "raporti rrisk/përfitim duhet të jetë gjithmonë parametri i referimit për tu marrë parasysh në momentin e përshkrimit të trajtimit". Për ta mbyllur, sipas AIFA të dhënat mbi rreziqet "jepen për shumicën e barnave bazuar në elementët teorik (në qoftë se një bar nuk merret nga goja, si p.sh heparina, nuk mund të prodhoj efekte negative tek i porsalinduri) ose epidemiologjike (të marra nga provat klinike).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC