Shëndetësi

kor242014

Parafarmaci, OTC? Më mirë mbas banakut për të vlerësuar këshillën

tags: OTC
Një mënyrë për të vlerësuar OTC është ajo e lidhjes së pacientit me farmacistin dhe për këtë arsye shpesh në shumë farmaci, të tilla barna ndodhen mbas banakut, ndërsa produkte si ato herboristerike marrin më tepër vlerë në zonën me hyrje të lirë në farmaci. Reflektimi është i Davide Gullotta, president i FNPI dhe u nxit nga një sugjerim i ardhur në artikullin e publikuar mbi Pharmaretail  "OTC më të shitur? Mos i kërkoni në raft" me firmë të Marco Mariani, ekpert marketingu, i cili një ditë pas publikimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të klasifikimit të 50 barnave SOP dhe OTC më të shitura në tremujorin e dytë të 2013, ka verifikuar në disa farmaci mënyrën e vendosjes dhe politikën e çmimeve duke treguar midis të tjerash që shpesh OTC nuk janë të arritshme për klientin në raft por gjenden mbas banakut, për më tepër të vendosur sipas rendit alfabetik, pa një udhëzim për përdoruesin që ta «nxit për blerjen» si p.sh një tregues për sezonin kur merren, mos përditësimi i çmimeve të tyre. "Tematika është sigurisht me rëndësi për ne" shpjegon Gullotta "dhe sigurisht OTC në disa raste mund të vlerësohen më mirë, por besoj se për parafarmacitë duhet bërë një bisedë më vehte. Në përgjithësi për shumë parafarmaci ka produkte të tjera që preferohen të vendosen në raft ose edhe në ndarjen me hyrje të lirë, si p.sh herboristeritë, ndërsa OTC shpesh vendosen mbas banakut. Bëhet fjalë për një zgjedhje shumë të saktë që edhe si përfaqësues i parafamacive, për ata që më kërkojnë këshilla, ndaj të njëjtin mendim. Mendoj se mënyra më e mirë për të vlerësuar këto barna është nëpërmjet këshillës dhe kontrollit të farmacistit. Shërbimi i produkteve të tilla në fakt përbën një akt profesional të farmacistit që shfaqet në mënyrë aktive dhe proaktive. Dhe kjo konsideratë është e fortë për faktin se mesatarja e kohës që i kushtohet pacientëve në parafarmaci është më e madhe". Megjithatë, në përgjithës "besoj se duhet të shmangen sa më shumë situatat automatike të blerjes, bazuar kjo tek disa eksperienca në SHBA, ku pacienti nuk përmend përse po ble një produkt të caktuar". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC