Shëndetësi

gus122014

Reduktohet ndjeshëm numri i pranimeve në UMT, Farmacia vetëm 90 studentë

Pak ditë më parë, Ministria e Arsimit deklaroi kuotat e pranimeve në universitetet shtetërore të Shqipërisë.
Në kuotat e propozuara janë marrë parasysh këto faktor; (i) kërkesat e vetë universiteteve bazuar në kapacitetet e tyre pritëse (ii) analiza e programeve me performancë të ulët nga viti akademik 2013-14. (iii) analiza e programeve me numër të ulët të studentëve të regjistruar në vitin akademik 2013-2014 si edhe (iv) gjetjet paraprake të inspektimeve të kryera në IAL në kuadër të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë (VKL).

Nga informacioni i marrë pranë Fakultetit të Farmacisë pritet të kemi një numër të reduktuar studentësh për këtë degë këtë vit të ri akademik i cili starton në muajin tetor. Vitin që shkoi numri i të pranuarve pranë këtij fakulteti shkontë në përafërsisht 150 studentë, ndërkohë që këtë vit, fakulteti ka propozuar të pranojë vetëm 90 studentë.
Edhe në fakultetet e tjerë të Universitetit Mjekësor numri është reduktuar, konkretisht është propozuar të pranohen  300 studentë në degën Mjekësi e Përgjithshme dhe vetëm 60 në Stomatologji.
Ende nuk ka ardhur një përgjigje zyrtare mbi këto kuota pranë fakulteteve, ndonëse Ministria e Arsimit dhe Sporteve i ka miratuar tashmë ato. Ditët e para të shtatorit do të publikohen pranë fakulteteve përkatëse lista e plotë e kuotave. Mendohet se do ketë shumë pak ndryshim midis kuotave të propozuara nga Universiteti i Mjekesisë dhe atyre të miratuara.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC