gus302014
MNLF: zero tolerancë për dhënien e barnave pa recetë
Fenomeni i dhënies së barnave pa recetën ka marrë përmasa alarmante në Itali dhe Movimento Nazionale Liberi Farmacisti (MNLF) nisi një fushatë parandaluese përpara se ky zakon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Anksiolitikët, antidepresivët, antibiotikët etj jepen vetëm me kërkesë të thjeshtë verbale nga pacienti, shpesh pa konsultimet e rregullta me mjekun. "Këto sjellje nuk tolerohen" kështu që MNLF dhe Confederazione Unitaria delle Libere Parafarmacie Italiane deklaruan "nëse Institucionet shëndetësore nuk duan të merren me problemin, do të jemi ne për të nxitur një fushatë morali për këtë profesion". Pavarësisht denoncimeve të shumta, zakoni i dhënies së barnave pa recetën e duhur është i vazhdueshëm dhe tani ka arritur përmasa të rrezikshme për shëndetin publik, për këtë arsye të dy grupimet kanë vendosur të mbështesin mesazhet e dërguara nga qytetarët dhe kolegët për dhënien e barnave pa recetën e duhur. Dokumentat e mbledhura do të sigurojnë një dosje e cila do t'i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë, organeve mbikqyrëse dhe shoqatave përkatëse profesionale. "Ne duhet ti bëjmë të qartë qytetarëve" tha Vincenzo Devito, president i MNLF "se ata që japin barna pa recetën e duhur mjeksore nuk bëjnë një favor por në të kundërt rrezikojnë shëndetin". U përgatitën fletushka dhe stickers që janë në dispozicion për ata që dëshirojnë të bashkohen me nismën, duke përfshirë dhe farmacitë. Farmaci të shumta ofrojnë barna që nuk mund të shiten pa recetë si të ishin mall konsumi i zakonshëm, duke sjellë dëmtime serioze në seriozitetin e profesionit dhe për të gjithë ata që sillen siç duhet. "Shpërndarja e barnave pa recetë mjekësore lejohet vetëm në rastet e urgjencës reale dhe parashikon regjistrimin e çdo akti. Pra deri më tani as Ministria dhe as AIFA nuk kanë komunikuar numrin dhe rastet në të cilat kjo praktikë është vënë në punë. "Do të jetë detyra jonë" përfundojnë dy organizatat "të kërkojmë llogari për atë që parashikon ligji". Ndër të tjera shumë kontribues të diplomuar janë të detyruar të përshtaten me sjellje të tilla abuzive për shkak të pushimit nga puna por ky detyrim nuk duhet të lejohet më.