sht112014
BM, rinovimi i recetave: farmacisti kursen, dismbursime të panevojshme
Një recetë në pesë për rinovimin e trajtimeve mjekësore kërkon ndërhyrje nga ana e farmacistit dhe në 2,4% të rasteve pacienti nuk ka nevojë për këtë recetë, del nga një inspektim i kryer nga Pharma Voice. Në Britaninë e Madhe rinovimi i recetave për trajtimet kronike dërgohet automatikisht në farmaci, duke ndërprerë furnizimin me barna të panevojshme dhe kështu farmacistët e anketuar në këtë studim kanë arritur të kursejnë 130.000 stërlina, që i shtrirë në të gjitha farmacitë në Angli, sjell një kursim për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) me pothuaj 250.000 stërlina në javë. Për të arritur këto vlera, grupi Pharma Voice, që përfaqëson pronarët e farmacive të komunitetit në Britaninë e Madhe, ka gjurmuar 3.200 farmaci britanike dhe recetat e rinovuara të 152.140 pacientëve: në total 651.897 kërkesa, me një mesatare prej 4,3 receta për pacient. Në harkun kohor prej dy javësh, një në pesë pacientë i ka shtruar farmacistit pyetje në lidhje me barnat, situata që bënë të nevojshme një ndërhyrje përmirësuese (n=31,025). Problemet më të zakonshme lidheshin me sqarimet mbi dozën ose potencën e produktit në vend të ndërveprimeve të mundshme apo kundërindikimeve. Pothuaj më shumë se një e treta e këtyre çështjeve janë zgjidhur thjesht duke biseduar me pacientin dhe një e treta tjetër duke u konsultuar me dokumentin që regjistron të gjitha ilaçet e atij pacienti. Në 22,8% të rasteve, farmacistit i është dashur të kontaktojë mjekun që ka përshkruar barin dhe 5,4% e rasteve të mbetura janë zgjidhur duke u konsultuar me një tekst referimi. Më tepër se 15.000 kërkesa të përgatitura nga farmacia kishin lidhje me barna të cilat pacienti nuk kishte nevojë: më shpesh (68,2%) për shkak se kishin një furnizim të mjaftueshëm, ndërsa në 17,3% të rasteve për shkak se e kishte ndërprerë trajtimin. Nga ana tjetër farmacistët kanë identifikuar 10.000 situata në të cilat në recetë mungonte një bar që duhet të përshkruhej për pacientin.