Shëndetësi

shk192024

Bllokohet sistemi i nënshkrimit të recetës elektronike. Pezullohen barnat me rimbursim

Sistemet elektronike në shëndetësi janë bllokuar. Kjo ka bërë që pacientët prej 5 ditësh të mos marrin dot barna me rimbursim. Sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim është bllokuar dhe nuk funksionon.
Mjekë të familjes dhe farmacistë kanë kontaktuar me Doktor33 dhe Farmacist33, duke pohuar se ky është një problem i përsëritur. Ata shprehen se ky bllokim i ka vënë në vështirësi me pacientët, të cilët duhet të shkojnë disa herë nëpër qendra shëndetësore.
Ndërkohë, burime nga FSDKSH pohojnë se ky bllokim i sistemeve elektronike vjen nga AKSHI dhe jo nga zyrat e tyre, por pritet të zgjidhet së shpejti.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC