Shëndetësi

sht222014

"Interateneo Diabete", me ndërhyrjen e farmacistit terapia ndiqet më mirë nga pacientët

Ndërhyrja e farmacistit në pacientët me diabet në kuadër të projektit "Interateneo Farmacia di Comunita" është efektive jo vetëm në identifikimin e pacientëve të cilët nuk e dinë se janë të sëmurë por dhe për të zbuluar mospërputhje në terapi, apo për të përmirësuar gjëndjen e shëndetit përmes aktiviteteve të saj të counseling, aq sa 32% e farmacistëve pjesëmarrës mendojnë se pacienti do të përdorë më mirë mjekimet përmes këshillimit në farmaci. Këto janë disa nga rezultatet e analizave të kryera nga ekspertë të epidemiologjisë dhe të farmakoekonomisë mbi të dhënat e projektit "Interateneo Diabete e Farmacia" zhvilluar në Piemonte nga Federfarma, Urdhri Rajonal i Farmacistëve dhe nga Universiteti i Torinos të cilët theksojnë rolin e farmacistëve. "Dy kanë qenë studimet vëzhguese nisur në këtë fazë të parë me rreth 900 farmaci të përfshira" thotë Paola Brusa, lektore pranë Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë së Barnave të Universitetit të Torinos dhe koordinatore e projektit "Interateneo Farmacia di Comunita" i pari dedikuar parandalimit të diabetikëve të mundshëm nëpërmjet screening, ndërsa i dyti për kontrollin e respektimit të terapisë dhe udhëzimet për pacientët me diabet të tipit 2. Rezultatet e mbledhura në rreth 4 muaj bazuar në shpërndarjen e rreth 9.000 pyetësorëve, ndarë në mënyrë të barabartë në dy studime, janë përpunuar nga ekspertë të epidemiologjisë dhe farmakoekonomisë për të vlerësuar kursimet që do të vinin në momentin kur aktiviteti do të institucionalizohej, edhe në funksion të negociatave të mundshme për shpërblimin e shërbimit. Del që 31% e përdoruesve u janë ofruar informacione mbi barnat ose për marrjen e tyre, ndërsa 18% i është drejtuar mjekut ose diabetologut. Përveç kësaj 32% e farmacistëve pjesëmarrës mendonin se i sëmuri do të përdorë më mirë barnat falë counseling të bërë në farmaci". Të rëndësishëm dhe rezultatet për diabetin: "duke klasifikuar rrezikun e diabetit në tre klasa, rezultatet paraprake të studimit "Parandalues" flasin për përqindje shpërndarjeje të ndryshme sipas arsimimit, moshës dhe gjinisë së të sëmurit, 44% i përkasin kategorisë së parë të rrezikut, 23% të dytës dhe 33% asaj me rrezik të lartë dhe shumë të lartë. Janë kryesisht njerëz me arsim të ulët dhe të moshës më të vjetër që preken më së shumti. Ndërsa shpërndarja në të dy gjinitë në thelb është e mbivendosur. Lidhja me nivelin e arsimimit është diskutuar që në vitet tetëdhjetë dhe gjëja më interesante është se ajo është ende e vërtetë dhe sot, megjithë përparimet e shkollës dhe shpërndarjen e informacionit. Atëherë reflektimi që duhet të bëni është se sensibilizimi i çështjes në shkolla dhe në farmaci mund të ketë ende një ndikim të fortë". Më pas rezultatet e studimit të dytë vëzhgimor: "Në rolin e tij si auditor, në respektimin e udhëzimeve dhe të terapisë së diabetit, farmacisti ka zbuluar se 52% e pacientëve nuk kanë bërë ekzaminimin e këmbëve, së bashku me një 15% që nuk ka bërë ekzaminimin e fundus oculi. Ndërsa më tepër se 18% e tyre thonë se harrojnë të marrin barnat, anti-diabetike, insulinën, antihipertensive ose antidislipidemike ose çfarëdo qofshin. Është e qartë pra se vlera e ndërhyrjes së farmacistit nuk është vetëm për të zbuluar mosrespektimin e terapisë, por edhe përmes aktiviteteve të counseling për të përmirësuar gjendjen e shëndetit". Në këtë kuptim, "profesionalizmi i farmacistit dhe përhapja e farmacive në territor, me mundësinë për të zhvilluar një trajnim uniform në nivel Rajonal dhe për të mbledhur shumë të dhëna të çertifikuara nga epidemiologu ose specialisti, sigurojnë një ndikim të fortë në shëndetin publik". Projekti "Diabete e Farmacia" kujton ende Brusa "është hapi i parë i projektit "Interateneo Farmacia di Comunita" i fokusuar pikërisht në katër patologjitë kronike me ndikimin më të madh social-ekonomik (diabet, BPCO, dekompensim kardiak dhe dislipidemi), në të cilin në Piemonte Federfarma, Urdhri i Farmacistëve dhe Universiteti janë të angazhuar që nga viti 2012 së bashku me Shkollat e Mjekësisë të Rajonit Piemonte".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC