tet12014
Transferimi për studentët e farmacisë, tabela me lëndët e ekuivalentuara të këtij Fakulteti
Ashtu siç është lajmëruar dje nëpër media, në lidhje me proçedurat që do të ndiqen në proçesin e transferimit të studentëve nga Universitetet private që iu është hequr liçenca drejt pranimit dhe regjistrimit në Universitetet publike për vazhdimin e studimeve për vitin akademik 2014-2015, bazuar në Udhëzimin Nr.33 të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit të datës 19.09.2014, studentët e interesuar të degës farmaci mund të informohen në mënyrë të detajuar në faqen zyrtare të Universitetit të Mjekësisë.
Ata duhet të aplikojnë pranë këtij institucioni, mundësi zgjedhje për një IAL,
nga data 29 shtator deri në orën 12.00 të datës 3 tetor, me dokumentet origjinalë për programet e studimit të ofruar nga Fakulteti përkatës, bazuar në listat e programeve të studimit të ekuivalentuara.
Brenda datës 8 Tetor 2014 do të shpallen të dhënat për çdo kandidat, kreditet e ekuivalentuara, detyrimet dhe lëndët e pashlyera si dhe vitin në të cilin transferohet.Në periudhën
nga data 8 Tetor deri në datën 16 Tetor 2014 bëhet regjistrimi i studentëve pranë sekretarisë mësimore të fakultetit dhe paguhet tarifa parkatëse. Shuma e derdhur nuk kthehet edhe në rastet kur kandidati largohet nga programi i studimit.
Në
Download Center mund të shkarkoni dhe të konsultoni
tabelën me lëndët e ekuivalentuara për Fakultetin e Farmacisë.