Shëndetësi

sht192014

Transferimi i studentëve nga Universitetet Mjekësore të mbyllura në ato publike, pritet vendimi

Farmacist33, në pritje të vendimeve zyrtare se si do të proçedohet në lidhje me transferimin e studentëve të Universiteteve private që iu hoq liçensa drejt Universiteteve shtetërore, vizitoi një nga përfaqësuesit e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë për të parë më nga afër situatën aktuale dhe punën që po bëhet në lidhje me këtë çështje.
Nga 6.000 studentë të dalë nga mbyllja e këtyre Universiteteve, me VKM 3.800 prej tyre do të mund të regjistrohen në degët e Universiteteve të Mjekësisë, në degët përkatëse. 

Aktualisht janë duke u zhvilluar çdo ditë bisedime me dyer të mbyllura nga autoritet përkatëse për të përcaktuar se cilat do të jenë proçedurat që do të ndiqen për një shpërndarje dhe përfshirje sa më korrekte të këtyre studentëve në Fakultetet e këtij Universiteti. 
Ndërkohë është ngritur një komision me specialistët përkatës për të analizuar e konfrontuar titujt, autorët, programet, lektorët dhe kreditet e të gjitha lëndëve të përfshira në kurikulat e këtyre studentëve dhe do të afishohet një listë kreditesh për të gjitha këto lëndë në mënyrë të tillë që studenti të bëj vetë-vlerësimin e dokumentacionit dhe të aplikoj pranë Fakultetit më të përafërt me formimin e tij të mëparshëm, duke qënë se tashmë është vendosur që ka mundësi për një zgjedhje të vetme. 

E gjitha kjo për të patur një transferim sa më korrekt të këtyre studentëve, për mos ulur cilësinë dhe pa krijuar pakënaqësi tek brezi aktual i studentëve në shtet, të cilëve ju është dashur një numër shumë më i lartë kreditesh për të hyrë në Fakultet apo më tepër vështirësi për të shlyer provimet ndër vite. Mendohet që dhe taksa vjetore për këta studentë të jetë më e lartë se ajo e studentëve aktual, ndoshta gjysma e asaj që paguanin në privat. 

Për pranimin e këtyre studentëve në Universitetet e tjera Mjekësore private akoma funksionale, nuk është përcaktuar nëse do të ndiqet e njëjta proçedurë që do të vendoset për shtetin. 

Po ju paraqesim disa nga dokumentet e nevojshme për aplikimin e transferimit të studimeve:
Dosja me dokumentat e çregjistrimit të tërhequra nga universiteti i mbyllur. Fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit të njohur nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.Për studimet e ciklit të dytë, fotokopje e noterizuar e diplomës/diplomave të ciklit të mëparshëm të studimit të arsimit të lartë sëbashku me çertifikatën e notave dhe suplementin e diplomës përkatëse. Dokument identifikimi, në dosje do të mbahet fotokopja e tij. Dy fotografi. Deklarata e kandidatit që nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi deri në përfundimin e programit të studimit ku po aplikon. Autorizimi për trajtimin e të dhënave personale.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC