tet312016
14 vende të lira te Fakulteti i Farmacisë. Rektori Gjata: Nuk ka maturantë në listë pritjeje
Në Universitetin e Mjekësisë kanë mbetur vetëm 100 kuota të lira të cilat pritet të plotësohen me mini-raundet të cilat u shtuan me një tjetër udhëzim të Ministrisë së Arsimit. Por ajo çfarë vihet re në degët e preferuara siç është farmacia, kanë mbetur 14 vende bosh ndërkohë që nuk ka maturantë në listë pritjeje.
Rektori i këtij universiteti prof. dr. Arben Gjata tha se maturantët të cilët e kanë zgjidhur si degë, kanë nxituar të shkojnë në privat duke mos pritur zhvillimin e raundeve sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Por prof. Gjata ka edhe një propozim: "Ne do të bëjmë të mundur që në vit të dytë t'i japim të drejtë këtyre maturantëve që të transferohen në Fakultetin e Farmacisë në publik".
Ndërkohë që maturantët do të vijojnë të regjistrohen duke u spostuar viza e fituesve sipas renditjes deri në datën 1 nëntor.
Alma Demiraj