tet72014
Miratohet VKM për "Ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të komisionit të çmimit të barnave"
Më datë 1 tetor 2014, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për "Ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të komisionit të çmimit të barnave", në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 38 të ligjit nr.105/2014 "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik" (sipas të cilit: pika 2 e Komisioni i çmimit të barnave, mënyra e funksionimit përcaktohet me VKM), kjo me propozim të ministrit të Financave dhe ministrit të shëndetësisë.
Në këtë VKM janë paraqitur 21 çështje me rëndësi ku shkurtimisht mund të përmendim:
-Ngritja e komisionit të çmimit të barnave si njësi e përhershme pranë MSH, i cili do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie dhe në përbërje do të ketë përfaqësues nga Drejtoria Farmaceutike, ministria përgjegjëse për financat, nga FSDKSH dhe AKBPM.
-Brenda datës 31 tetor të çdo viti (më pas humbasin të drejtën), mbajtësit e autorizimit të tregëtimit të barit duhet të bëjnë dorëzimin e zarfit të mbyllur me deklarimin e çmimeve (CIF/EXW) pranë MSH, e cila brënda datës 30 shtator do të publikoj njoftimin në faqen e saj zyrtare.
-Brenda çdo date 5 nëntor do të mblidhet komisioni për hapjen e këtyre zarfave, miratimi i çmimeve të barnave bëhet me votim të hapur me shumicë votash.
-Çmimet CIF në Shqipëri do të krahasohen me çmimet e tregëtimit me shumicë në shtetet referente gjithashtu ky komision do të verifikoj dhe çmimet e tregtimin me pakicë të barit në vendin e origjinës me çmimin e deklaruar nga mbajtësi i autorizimit, nëse janë të ndryshëm barit nuk i miratohet çmimi për vitin pasardhës.
-Çmimi i barit gjenerik duhet të jetë 80% e çmimit të barit origjinator të regjistruar pranë Agjensisë.
-Ky Komision do të verifikoj dhe dokumentacionin e importeve të barnave të depozituara pranë AKBPM.
-Sipas pikës 12 të VKM, çmimi i referencës do të jetë më i ulët se çmimi që aplikohet në pesë shtetet referente, nga çmimi i shitjes me pakicë në vendin e origjinës apo çmimi i importit të 12 muajve të fundit.
-Drejtoria Farmaceutike brenda datës 31 dhjetor do të shpall në faqen zyrtare të MSH listën e përgjithshme me çmimet CIF/EXW e miratuara.
-Në pikën 20 është shfuqizuar VKM nr.62 e datës 1.2.2012 për mënyrën e funksionimit të këtij komisioni.
Në
Download Center ju mund të shkarkoni VKM e plotë të paraqitur në fletoren zyrtare.