Shëndetësi

tet182014

Cilat barna duhen përdorur për të trajtuar abuzimin me alkoolin?

Sipas një revizioni të publikuar në JAMA, me mbi 120 barna të përdorur në dezintoksikimin nga përdorimi i alkolikëve, del se Acamprosati dhe Naltreksoni, të marrë per os, janë më efikasët në uljen e konsumit të alkoolit.
"Çrregullimet nga përdorimi i alkoolit janë shumë të pranishme midis alkoolistëve dhe trefishojnë mortalitetin" thotë Daniel Jonas e Universitit të North Carolina, Chapel Hill bashkëautore të artikullit. Trajtimi i këtyre çrregullimeve nuk është e lehtë, por ekzistojnë barna që ulin konsumin e alkoolit, që u administrohen një përqindjeje të vogël të pacientëve, më pak se 10% të tyre. Për të vlerësuar përfitimet  dhe rreziqet e përdorimit të këtyre barnave, Jonas dhe kolegët kryen një shqyrtim të literaturës dhe një meta-analizë, duke identifikuar 122 studime klinike të randomizuar dhe një studim të kohortës me një total prej 22.803 pjesëmarrësish. Pjesa më e madhe e kërkimeve u fokusuan në vlerësimin e acamprosatit, naltreksonit, ose të të dyve dhe kërkuesit e Chapel Hill prezantuan rezultatet e punës së tyre në NNT (number needed to treat). NNT i domosdoshëm që shmang rikthimin tek pija për përdoruesit e acamprosstit ishte 12, kurse për naltreksonin 20, që ulej deri në 12 tek përdoruesit kronikë më problematikë", shprehet kërkuesja duke specifikuar se nuk ka diferenca specifike përdorimi i dy barnave. Në rastin e disulfiramit, barnë i cili gjendet në treg prej viteve '50, nuk rezultojneë prova në parandalimin e përdorimit të alkoolit në përdoruesit. Midis barnave off-label janë edhe nalmefene dhe topiramati. Katharine Bradley e Health Institute Research Seattle dhe Daniel Kivlahan i Veterans Health Administration i Washington DC komentojnë: "Identifikimi i  ketyre katër medikamenteve, pikërisht naltrexone , acamprosati, topiramati dhe nalmefeni, si dhe mundësitë e kombinimeve midis tyre, vënë në dukje shumë opsione që ne shpresojmë të futen në protokolle trajtimi,të cilat nuk janë vendosur ende si normativa."

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC