Shëndetësi

tet242014

Gjermania vuan liberalizimin e OTC-ve

tags: OTC, Monopol , BAH
Në Gjermani liberalizimi i disa barnave nga banka e medikamenteve nuk e ka favorizuar shpërndarjen e tyre, por përkundrazi, e ka penalizuar. Kjo është ajo që rezulton nga një analizë e së përditshmes ''Quotidiene du pharmacien'', e cila i rikthehet çështjes  pas grevës madhore të farmacive franceze kundër hipotezës së liberalizmit. Në Gjermani lejohen të shiten lirisht jashtë farmacive rreth 10% e OTC-ve, ndër të tjera vitamina, fortifikues, qetësues etj. Dhe kundër pritshmërive, janë pikërisht këto produkte që do të penalizohen më shumë nga rënia e shitjeve. Dalja nga monopoli farmaceutik i disa produkteve  dhe futja e tyre në distribuimin e madh, sipas farmacistëve, banalizon vlerën e produktit dhe bllokon zhvillimin, aq sa në 2013-ën, sipas shifrave të raportuara nga unioni i prodhuesve të OTC-ve (Bah), xhiroja e biznesit të tyre është rritur me 6%, ndërsa ai i barnave në treg të lirë ka rënë me 4%.  Pavarësisht se shitja është rregullarizuar në mënyrë të veçantë, personelet e depove farmaceutike ose supermarketeve të mëdha që i shesin këto produkte, duhet të japin një provim specifik të organizuar nga Dhoma e Tregtisë, për të vërtetuar që dinë të njohin defektet e mundshme dhe janë në gjendje që t'i magazinojnë, prezantojnë dhe nëse është e nevojshme t'i tërheqin nga shitja në kushte të mira. 
Produktet jashtë monopolit gjatë 2013-ës iu kanë kushtuar konsumatorëve gjermanë rreth 558 milionë euro: nga këto 328 milionë kanë shkuar në arkat e farmacive. Kjo nënkupton se farmaceutika vazhdon të jetë konkurrentja më e fortë me 55% të kësaj pjese të tregut. Liberalizimi i shitjeve është autorizuar prej disa dhjetëvjeçarësh dhe distributorët e mëdhenj kanë tentuar disa herë të marrin përsipër edhe medikamente të tjera pjesë të monopolit, por pa sukses, sepse vetë industrialistët nuk kanë interes ta zhvillojnë këtë fushë. ''Kalimi te distribucionet e mëdha'', shpjegon Jörg Wieczorek, president i BAH, ''prish imazhin e produktit dhe çmimi i tij e bën të pamundur këshillimin''. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e kompanive preferon t'ia shesë produktet e saj vetëm farmacive të konsideruara ekonomikisht më interesante'', u shpreh Wieczorek edhe pse disa prodhues ofrojnë dy versione dhe dy emra të ndryshëm për të njëjtin produkt, njëra rezervuar farmacisë dhe tjetra magazinave të mëdha, për të mos humbur peshën tregtare të farmaceutikës.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC