Shëndetësi

dhj92014

Urdhri Rajonal i Farmacistëve: Transparenca e fondeve bëhet vetëm në Urdhrin Kombëtar të Farmacistëve

Gjatë një interviste me presidenten e Urdhrit të Farmacistëve zj. Diana Toma dhënë për Farmacist33.al nuk u deklarua fondi që grumbullohet në një vit nga kontributet e farmacistëve  për anëtarësinë e tyre.
Ashtu si edhe Urdhrat e tjerë në vend edhe Urdhri i Farmacistëve  është një ent publik i pavarur që funksionon në bazë të mbledhjes së kontributeve. Zj.Toma në intervistën e mëparshme tha se nuk bëhen publike fondet pasi procesi i grumbullimit dhe i shfrytëzimit të këtyre fondeve është më se transparent. Sipas saj, çdo farmacist mund të paraqitet pranë Urdhrit Rajonal të Farmacistëve për të mësuar se si përdoren fondet. Farmacist33.al kontaktoi me kreun e Urdhrit të Farmacistëve për Tiranën, zj. Kleva Shpati dhe kërkoi të mësonte rreth buxhetit që grumbullohet në një vit nga farmacistët dhe se si përdoren këto fonde. Zj.Shpati shpjegon se për çështje financiare është përgjegjës Bordi Ekzekutiv i UFSH dhe se farmacistët nuk mund ta marrin këtë informacion pranë Urdhrit rajonal ."Përveç detyrimeve ligjore të përcaktuara në status që lidhen më së shumti me edukimin (praktikën) dhe kualifikimin në vazhdim të  farmacistëve si dhe me kontrollin profesional gjatë ushtrimit të profesionit, për aspekte të tjera administrative, si ato financiare që ju më pyetët, është Bordi Ekzekutiv i UFSH përgjegjës. KRUF Tiranë, përfshirë  edhe presidentin, nuk ka asnjë përfitim financiar. Për përgatitjen e certifikatave të dokumentacioneve është ngarkuar një person (farmaciste), sekretare që mbulon këtë aktivitet e cila është emëruar  edhe paguar me vendim të Këshillit Rajonal të Tiranës",shprehet zj.Shpati.
Ajo shpjegon me detaje edhe se Urdhri Rajonal i Tiranës  nuk ka buxhet më vete."Ky Këshill (të gjithë anëtarët) nuk kanë asnjë përfitim financiar vetëm një honorar modest për pjesëmarrje në mbledhje (ku minimumi i mbledhjeve  është 4 në vit sipas statusit).Nisur nga sa u tha më sipër, unë nuk mund të jap informacion rreth buxhetit të KRUF të Tiranës, pasi ky nuk është i ndarë  si zë më vete nga UFSH,  sikundër edhe shpenzimet përkatëse. Ju bëj me dije që buxheti dhe shpenzimet miratohen nga Këshilli Kombëtar i UFSH çdo vit", ka vijuar Shpati.

Ndërkohë edhe Kreu i Urdhrit të Farmacistëve në Durrës i kontaktuar me telefon, tha të njëjtën gjë: që informacioni mbi  buxhetin dhe përdorimin e tij mund të jepet vetëm nga Urdhri i Përgjithshëm i Farmacistëve .Transparenca duhet bërë atje.
Faramcist33.al u interesua për kuotën se sa japin farmacistët. Sipas përllogaritjeve rezulton se  për 1970 farmaci të licencuara janë 1.970 drejtues teknikë të cilët derdhin pranë Urdhrit të Farmacistëve 1000 lekë në muaj. (1970 x1000 leke = 1.970.000 lekë  në muaj ) Ndërsa në një vit rezulton se vetëm drejtuesit teknikë derdhin, ( 1.970.000 x 12 = 23.640.000 lekë të reja.
 
Numërohen 400 farmacistë të cilët nuk janë drejtues teknikë dhe derdhin pranë Urdhrit të farmacistëve 500 lekë në muaj. ( 400 x500 lekë = 200.000 lekë në muaj )
Ndërsa në një vit rezulton (200.000 x12 muaj = 2.400.000 lekë në një vit
Në total në një vit përllogaritet që të grumbullohen (23.640.000 + 2.400.000 =  26.040.000 lekë të reja në vit.

Përgatiti: Alma Demiraj 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC