Shëndetësi

dhj122014

Beqaj: Kontrolli mjekësor, synojmë mbulim universal


Në kontekstin e fushatës sensibilizuese 'Si je" për programin e kontrollit mjekësor bazë, është organizuar të premten në Tiranë seminari me të njëjtën tematikë, ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Gjatë fjalës përshëndetëse, Beqaj nënvizoi objektivat e caktuara që kujdesi shëndetësor ndaj popullsisë të jetë sa më i plotë dhe i arritshëm nga të gjithë: ''OBSH dhe Banka Botërore i janë bashkuar nismës së mbulimit universal të kontrolleve mjekësore, përkrah partnerëve botërorë. Në këtë drejtim, të gjitha vendet duhet të zhvillojnë ide inovatore për të arritur objektivin'', u shpreh ministri duke theksuar se është e domosdoshme që të ndërgjegjësohemi të gjithë për kryerjen e kontrolleve të rregullta në qendrat shëndetësore. Ai shtoi se dikasteri i tij ka vendosur të zhvillojë një program bazë të mbulimit universal.
Në një masë dërmuese në Shqipëri sëmundjet përcaktohen nga tre faktorë madhorë risku: ushqyerja jo e shëndetshme, presioni i lartë i gjakut dhe konsumi i duhanit. Individët e grupmoshës 40-65 vjeç kanë rrezik më të lartë për një sërë situatash shëndetësore jo të favorshme dhe pikërisht këta do të jenë të parët që përfitojnë kontrollin mjekësor pa pagesë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC