Shëndetësi

dhj302014

Shtohen blerjet multi-miliardere në industrinë farmaceutike

Viti që po lemë pas ka vendosur një rekord të ri në trendin e shkrirjeve të kompanive që për vite me radhë ka karakterizuar industrinë farmaceutike. Një fakt të tillë e dëshmon raporti i "PricewaterhouseCoopers" (rrjeti shumëkombësh që ofron shërbime profesionale bilancesh dhe konsulence ligjore në 158 vende të botës), i cili shqyrton të dhënat e muajve korrik, gusht dhe shtator të vitit 2014.
 Në këto tre muaj, kompanitë farmaceutike kanë qarkulluar rreth 100 miliardë dollarë në marrëveshje që kanë prekur mbi 66 miliardë $, të cilave iu shtohen edhe 31 miliardë të tjera në transaksione të shpallura por që ende s'kanë  përfunduar.
Mes marrëveshjeve të pritshme dhe që nuk janë konkretizuar ende disa janë shumë të rëndësishme në terma ekonomikë. Një nga këto është afrimi i ri mes multinacionales amerikane "Pfizer" dhe kompanisë anglo-suedeze "AstraZeneca": në pranverën që kaloi arritën thuajse në përmbylljen e një marrëveshjeje por që nuk rezultoi e tillë. Tani, sipas "PricewaterhouseCoopers", negociatat duken sërish premtuese.
Agjencia amerikane "Allergan" është blerë nga irlandezja "Actavis", e cila për operacionin ka ofruar si garanci 66 miliardë dollarë. Ndërsa prek të 10 miliardë dollarët shifra me të cilën "Merck&Co" ka blerë ''Cubist'', kompaninë e specializuar në zhvillimin e antibiotikëve.
Operacione të tjera, ndonëse të konsiderueshme, nuk i kanë kaluar shifrat në miliarda. Një nga këto sheh forcimin e kompanisë japoneze "Daichi SANKYO" në sektorin onkologjik, falë blerjes së amerikanes "Ambit Biosciences" për më shumë se 400 milionë dollarë.
 Gjithashtu kompania ''Abbott'' arriti të përfitonte për vetëm 40 milionë dollarë simotrën "Shire", ndërsa "Bayer" ka blerë biznesin e "Consumer Care Merck & Co".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC