Farmaci

pri42019

Industria farmaceutike. Zentiva njofton blerjen e Creo Pharmaceuticals

Zentiva Group ka bërë të ditur, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, konkluzionin e procesit të blerjes së Creo Pharmaceuticals Ltd., filial i Amneal Pharmaceuticals Inc., që merret me operacionet tregtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Me qëllim forcimin e pranisë së vet në tregun britanik, ndërmarrja farmaceutike e Pragës ka blerë Creo Pharma, e cila garanton hyrjen në treg të gjenerikëve dhe barnave të branduara për farmacitë, spitalet dhe në shitjet me shumicë.

"Jemi të lumtur që i bashkohemi Zentivës, me bindjen se bashkimi i dy aktiviteteve tona do t'u sjellë vlera klientëve dhe pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar", thotë Luke Hart, administrator i deleguar i Creo Pharmaceuticals Ltd. "Ne besojmë se shkrirja e Creo-s dhe Zentivës do të na japë mundësi të shpejtojmë rritjen dhe të arrijmë potencialin tonë të plotë".

"Zentiva konfirmon me kënaqësi blerjen e Creo Pharma-s, që do të forcojë pozicionin e Zentivës në Mbretërinë e Bashkuar", thotë Nick Haggar, CEO i Zentivës. "Kjo lëvizje reflekton besimin tonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe angazhimin tonë të thellë për zhvillimin, prodhimin dhe ofrimin e barnave të cilësisë së lartë, me çmime të aksesueshme. I urojmë mirëseardhjen skuadrës së Creo Pharma-s, që gëzon reputacion të fuqishëm në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë, ndaj klientëve të saj".

Kujtojmë se, pas shkëputjes nga grupi Sanofi, tashmë, si e pavarur, në fillim të këtij viti, Zentiva bëri një investim prej 30 milionë eurosh në njësinë e saj të prodhimit, në Pragë. Shkrimin mund ta lexoni këtu.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC