qer102020
Terapitë me antitrupa. Servieri përfundon blerjen e kompanisë Symfogen
Servieri, një kompani e pavarur farmaceutike e angazhuar në studimin e molekulave të reja në të gjitha fazat e zhvillimit klinik, ka përfunduar blerjen e Symphogen A/S. Kjo e fundit do të përfaqësojë qendrën e ekselencës për antitrupat në fusha të ndryshme terapeutike, përfshirë dhe onkologjinë.
Në lidhje me blerjen, Claude Bertrand, nënkryetari ekzekutiv i Servierit për Kërkim dhe Zhvillim, tha: "Përfundimi i kësaj blerjeje i jep mundësi Servierit të përmirësojë kapacitetet e tij në lidhje me antitrupat në onkologji dhe në fusha të tjera terapeutike. Kjo platformë efikase e hulumtimit dhe zbulimit të antitrupave e Symfogenit do të forcojë aftësitë tona në kërkim e zhvillim, si dhe portofolin tonë të prodhimit, në përputhje me qëllimin tonë për të vënë në dispozicion trajtime të shpëtimit të jetës për më shumë pacientë në të gjithë botën".
Hulumtimi dhe terapitë me antitrupa
Servieri investon çdo vit në kërkime e zhvillim dhe i përdor të gjitha fitimet e tij për zhvillimin dhe rritjen e biznesit. Ai përqendrohet në pesë fusha: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, onkologjia, sëmundjet imuno-inflamatore dhe neuropsikiatria. "Në përputhje me vlerat e Symfogenit, ne besojmë plotësisht se inovacioni dhe bashkëpunimi janë thelbësore për të zhvilluar trajtime në dobi të pacientëve, shtoi Christophe Thurieau, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kërkimeve Servier. Jemi të kënaqur që mirëpresim Symfogenin në Grupin Servier dhe shpresojmë që të bashkëpunojmë me ekipin për të zhvilluar terapi të përparuara me antitrupa për pacientët".
Karin Garre, Drejtori i Përgjithshëm i Symphogenit, përfundoi: "Përfundimi i këtij operacioni shënon fillimin e një rruge shumë emocionuese për Symphogenin dhe Servierin. Duke u bazuar në një bashkëpunim strategjik para-ekzistues, kjo blerje forcon strategjinë e Kërkim Zhvillimit të Servierit në fushën e antitrupave, falë aftësive të Symfogenit. Meqenëse të dyja organizatat ndajnë vlerat kryesore, unë besoj se ky bashkim është i përsosur për të arritur rezultate të shkëlqyera në të ardhmen".