Farmaci

sht192018

Boehringer Ingelheim-i blen ViraTherapeutics-in

Synimi: barnat e reja nga viruset onkolitike

Boehringer Ingelheim-i ka njoftuar se ka blerë të gjitha aksionet e ViraTherapeutics-it, një kompani biofarmaceutike, e specializuar në zhvillimin e terapive të bazuara në viruset onkolitike. Kandidati kryesor terapeutik i zhvilluar nga ViraTherapeutics-i është VSV-GP (virusi i stomatitit vescikular (VSV), me glikoproteinë të modifikuar (GP)), i studiuar qoftë si monoterapi, qoftë në kombinim me terapi të tjera.

Kontrata, me vlerë të përgjithshme prej 210 milionë eurosh, buron nga një marrëveshje opsionale dhe shitblerjeje të aksioneve, nënshkruar nga të dyja kompanitë në gusht të vitit 2016.

Terapitë që kanë në bazë të tyre viruset onkolitike janë një qasje terapeutike për kancerin, që vepron në dy mënyra. Së pari, virusi replikohet brenda qelizave të kancerit dhe i shtyp ato; së dyti, infeksioni viral stimulon sistemin imunitar për t'i njohur këto qeliza si armike, duke arritur një supresion të ndërmjetësuar të qelizave tumorale, si ato të infektuara, ashtu edhe ato të painfektuara, gjë që fuqizon kontrollin mbi tumorin. Boehringer Ingelheim-i dhe ViraTherapeutics-i po punojnë për të zhvilluar një platformë terapish të bazuara në viruset onkolitike të gjeneratës së ardhshme. Kandidati kryesor terapeutik për studimin e kësaj platforme, VSV-GP, ka shfaqur rezultate premtuese në modele paraklinike, sidomos në kombinim me principet imuno-modulatore udhëheqëse, që po zhvillon Boehringer Ingelheim-i.

"Blerja e ViraTherapeutics me platformën e saj të jashtëzakonshme të viruseve onkolitike është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe besimplotë dyvjeçar", tha Heinz Schwer, CEO i ViraTherapeutics. "Ne besojmë fuqimisht se teknologjia jonë dhe programet tona të zhvillimit të bazuara në VSV, do të integrohen në fushën imuno-onkologjike të Boehringer Ingelheim-it dhe do të stimulojnë zhvillimin e opsioneve të reja të trajtimit për pacientët onkologjikë". Një qasje e dyfishtë në zhvillimin e opsioneve të mundshme terapeutike, që rezulton nga bashkimi i imuno-onkologjisë me terapitë e synuara, specifike për qelizat tumorale, është në qendër të strategjisë së hulumtimit imuno-onkologjik të Boehringer Ingelheim-it. Terapitë e bazuara në viruset onkolitike futen dhe integrohen në këtë strategji. "Ne jemi të angazhuar për të investuar në kërkimet me bazë premtuese dhe në fushat ku aftësitë dhe përvoja jonë janë përshtatur më mirë me pikat e forta të partnerëve tanë.
Së bashku, synojmë të zbulojmë terapitë mjekësore revolucionare për të transformuar pozitivisht jetën e pacientëve dhe për të fituar betejën kundër kancerit", tha Michel Pairet, anëtar i Këshillit të Administrimit dhe drejtues në sektorin e Kërkim-Zhvillimit në Boehringer Ingelheim.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC