jan292019
Zentiva investon tridhjetë milionë euro në njësinë e saj në Pragë
Pas blerjes nga fondi kapital privat Advent International, Zentiva është shkëputur nga grupi Sanofi dhe tashmë, është e pavarur. Së fundi, ajo njofton se ka bërë një investim prej 30 milionë eurosh në njësinë e saj të prodhimit, në Pragë.
"Investimi", thekson në një shënim zyrtar Thomas Koene, Shefi i Operacioneve Industriale, "do të përqendrohet në zgjerimin e kapacitetit tonë aktual të prodhimit. Në Pragë, në këtë moment, ne prodhojmë deri në 120 milionë pako në vit, të cilat shpërndahen në të gjithë Evropën. Njësia prodhuese në Pragë është gur themeli i kompanisë sonë. Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë rrugë në vitin 2019, me një investim të mëtejshëm prej tetë milionë eurosh".
"Rritja e organizatës sonë, thotë Ines Windisch, Shefe e Çështjeve të Korporatës dhe e Burimeve Njerëzore, ofron mundësi të reja. Ky transformim do të tërheqë talentet më të mëdha dhe do të konsolidojë ekipin tonë për të siguruar sukses për gjeneratat e ardhshme. Aktualisht, në njësinë në Pragë punojnë më shumë se 600 punonjës, që i janë përkushtuar prodhimit të barnave me cilësi të lartë, për të plotësuar nevojat shëndetësore të njerëzve".