Farmaci

maj72020

Kompani të tjera në garë për remdesivirin. Gileadi mund të japë licencë të përkohshme

Gileadi po shqyrton dhënien e autorizimit kompanive të tjera për prodhimin, me licencë të përkohshme, të medikamentit remdesivir. Dhënia e aprovimit, do të kishte si synim prodhimin e barnave për shpërndarje në Evropë dhe Azi.
Të dhënat paraprake mbi efektet pozitive të medikamentit te pacientët e prekur nga Sars-Cov-2, që janë në gjendje të rëndë, shkaktuan nxitimin për produktin. Gileadi beson se është i aftë të prodhojë rreth 1 milion doza të medikamentit deri në dhjetor dhe disa milionë vitin e ardhshëm.

Por, kërkesa është shumë më e lartë. Vetë Gileadi, në një deklaratë, bëri të ditur se ishte në diskutim me ndërmarrjet kimike dhe farmaceutike, për të kuptuar "aftësinë e tyre, përsa i përket një licence vullnetare, për të prodhuar remdesivir për vendet evropiane dhe aziatike deri të paktën në vitin 2022".
Gileadi gjithashtu do të negociojë për licenca afatgjata me kompani prodhuese të barnave gjenerike në Indi dhe Pakistan, që mund ta sigurojnë remdesivirin për vendet në zhvillim.
Sa për prodhimin e remdesivirit për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, Gileadi është në dialog me organizatën ndërkombëtare "Medicines Patent Pool".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC