Farmaci

maj32021

Barnat për trajtimin e hepatitit C, shtojnë efektivitetin e remdesivirit kundër Sars-CoV-2. Ja, cilat janë

Sipas një studimi të botuar në "Cell Reports", katër barna të përdorura për të trajtuar hepatitin C, e bëjnë remdesivirin 10 herë më efektiv në frenimin e coronavirusit të ri në kulturat qelizore. Për shkak se këto barna për hepatitin janë miratuar tashmë për përdorim dhe efektet e tyre të mundshme anësore janë të njohura, një terapi e tillë kombinimi mund të testohet te njerëzit më shpejt sesa një medikament i ri. "Një disavantazh i madh i terapisë me remdesivir, sidoqoftë, është se ajo duhet administruar në mënyrë intravenoze, duke kufizuar kështu përdorimin e saj te pacientët tashmë të shtruar në spital", shpjegon Khushboo Bafna (Instituti Politeknik Rensselaer në Troy, SHBA), emri i parë i studimit.

Remdesiviri shënjestron RNA polimerazën e coronavirusit SARS-CoV-2, që i jep mundësi virusit të replikohet. Edhe barnat për HCV-në synojnë gjithashtu dy pjesë të virusit që janë kritike për replikimin viral, të quajtura proteaza. Ky hulumtim u motivua nga zbulimi i një ngjashmërie të habitshme midis strukturave të proteazave të HCV-së dhe një prej proteazave Sars-CoV-2, proteaza kryesore. Studiuesit pyetën veten nëse barnat ekzistuese që lidhen me një proteazë HCV për ta frenuar atë, mund të bëjnë të njëjtën gjë me këtë proteazën SARS-CoV-2.

Duke përdorur një super kompjuter për të modeluar mënyrën si lidhen barnat me proteinat virale, studiuesit vlerësuan se 10 barna për HCV-në mund të lidheshin me një proteazë të SARS-CoV-2. Më tej, ata testuan shtatë prej këtyre barnave në një strukturë të sigurt biokontrolli, për të parë nëse ato në të vërtetë e frenuan replikimin e Sars-CoV-2 në qelizat e njeriut dhe majmunit në kulturë. Kështu, të shtatë barnat HCV frenuan replikimin e virusit, por çuditërisht, katër prej tyre (simeprevir, vaniprevir, paritaprevir dhe grazoprevir) frenuan një lloj krejtësisht të ndryshëm të proteazës SARS-CoV-2, të quajtur proteaza e ngjashme me papainën. Kur secili prej shtatë barnave anti-Hcv u testua për frenim të virusit në kombinim me remdesivirin, të katër ata që frenuan proteazën, e rritën deri në dhjetëfish efikasitetin e remdesivirit.


Cell Reports 2021. Doi: 10.1016/j.celrep.2021.109133
https://doi.org/10.1016/j.celrep.2021.109133 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC