Shëndetësi

jan62015

Spoti i AIFA-s mbi përdorimin e antibiotikëve

Konsumi i papërshtatshëm e i tepruar i antibiotikëve dhe rritja progresive e rezistencës ndaj tyre është një çështje me rëndësi të veçantë për shëndetin e njerëzve në mbarë botës. Prandaj Agjencia Italiane e Barnave, AIFA, ka ndërmarrë një fushatë institucionale drejtuar qytetarëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor për një përdorim korrekt të antibiotikëve. (Duke klikuar këtu do të shihni spotin). Mesazhi i videos kërkon që të mos përdoren antibiotikët për të trajtuar ftohjen dhe viruset, si dhe të përshkruhen vetëm kur është vërtet e nevojshme. Protagonist është një bakter që kërkon të anashkalojë "rregullat e klubit të virtuozëve'' të cilët i përdorin antibiotikët në mënyrën e duhur, por  "asgjësohet" nga sjelljet e përshkruara në fjalët kyçe "i domosdoshëm", "doza dhe kohëzgjatja" "jo viruseve, gripit dhe ftohjes".
Njëkohësisht edhe në Britaninë e Madhe janë parashikuar strategji kombëtare në këtë drejtim: NICE  (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë) po zhvillon dy udhëzues. I pari fokusohet në çështjet që lidhen me sigurinë dhe efikasitetin e menaxhimit të anti-mikrobikëve; i dyti është një udhëzues i shëndetit publik që do të përqendrohet në nevojën për të ndryshuar njohuritë dhe sjelljet e popullsisë në lidhje me përdorimin e antibiotikëve dhe për të edukuar profesionistët e shëndetit mbi praktikat më të mira që zvogëlojnë përhapjen e rezistencës anti-mikrobike.
Janë nisma të nevojshme meqë edhe raporti i fundit i ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), përshkruan skenarin mbi përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve në 2013-ën në 30 shtete të Bashkimit Evropian. Në raport nënvizohet prania e rezistencës në bakteret gram-negative (Escherichia coli, Klebsiella pneumoniae, Pseudomonas aeruginosa dhe Acinetobacter). Rezistenca vazhdon të rritet në dy lloje bakteresh që janë nën vëzhgim: Escherichia coli dhe Klebsiella pneumoniae. Në vitet e fundit është shtuar rezistenca edhe ndaj carbapenem-ëve, antibiotikë të instancës së fundit për të trajtuar infeksionet multi-rezistente bakterore.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është problem serioz i shëndetit publik në Evropë. Çdo vit në Bashkimin Evropian vdesin rreth 25.000 njerëz nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.

 

 


 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC