Farmaci

jan252022

Mungesa e azitromicinës në Itali. AIFA: antibiotikët nuk janë pjesë e protokolleve të trajtimit të Covidit


Përdorimi i antibiotikëve kundër Covidit nuk është pjesë e protokolleve apo rekomandimeve zyrtare, pasi bëhet fjalë për barna që luftojnë bakteret dhe jo viruset. Por, si për trajtimin në shtëpi, ashtu edhe në disa spitale, antibiotikët përdoren ende për të luftuar çdo infeksion bakterial të lidhur ose që mund të ndodhë te pacientët me Covid. Recetat, veçanërisht për pacientët që trajtohen në shtëpi ose grumbullimi i shkaktuar nga rritja eksponenciale e infeksioneve në javët e fundit, apo edhe më shumë frika se mos ndodh kjo, ka sjellë mungesën e azitromicinës në farmacitë italiane. Mungesë, që ka të bëjë edhe me barin gjenerik.

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) shpjegoi se "mungesa e azitromicinës nuk vjen nga eksportet apo anomalitë e tjera të shpërndarjes, por nga përshkrimi i barit jashtë indikacioneve të synuara". U kujtojmë "të gjithëve, mjekë dhe qytetarë, të jetë të përgjegjshëm për përdorimin e terapive me antibiotikë vetëm aty ku indikohen. Përdorimi i antibiotikëve me kujdes dhe maturi - thekson AIFA - duhet të jetë një angazhim dhe detyrë për të gjithë, nga profesionistët shëndetësorë te popullata e përgjithshme, si arma kryesore e luftimit të problemit të rezistencës ndaj antibiotikëve". Jo vetëm kaq: Agjencia ritheksoi se "azitromicina dhe asnjë antibiotik në përgjithësi, nuk është miratuar, e aq më pak rekomanduar për trajtimin e Covid-it, duke dekurajuar fuqimisht përdorimin e saj". Federfarma, nga ana e saj, i shkroi ministrisë së Shëndetësisë dhe AIFA-s për të konfirmuar ndikimin që kanë në territor mangësitë e raportuara tashmë nga vetë agjencia dhe "i ofroi agjencisë mbështetjen e saj bashkëpunuese për të drejtuar qytetarin drejt përdorimit të duhur të antibiotikut, edhe në dritën e fenomenit shqetësues të shtimit të rezistencës ndaj antibiotikëve në të gjithë territorin kombëtar".

Pfizeri, kompania farmaceutike që prodhon barin që nuk gjendet në farmaci, raporton se mungesa e antibiotikut azitromicinë ka ndodhur për shkak të një "kërkese të lartë, më të lartë se vlerësimet dhe kërkesa e zakonshme". Bari "do të jetë sërish i disponueshëm në fund të shkurtit". Ajo bën me dije se tashmë i ka komunikuar AIFA-s në datat 3 janar dhe 12 nëntor 2021, përkatësisht, mosdisponueshmërinë e formulimit në tableta 500mg dhe të pluhurit 200mg/5ml për suspension oral.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC