Shëndetësi

gus202024

OBSH: Patogjenet e reja që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë përditësoi listën e patogjeneve që kanë më shumë rrezik për të shkaktuar një pandemi të re në të ardhmen, që nga ethet tropikale te lija e majmunit. Bëhet fjalë për 32 viruse dhe baktere. Këtyre u shtohet edhe një patogjen X, një agjent i panjohur, i cili siç ndodhi në vitin 2019 me Sars-CoV-2, mund të zhvillohet e të përhapet në të gjithë botën. "Kur vjen puna te pandemia e ardhshme, historia na mëson se duhet diskutuar se kur do të ndodhë dhe jo nëse do të ndodhë apo jo. Na mëson edhe rëndësinë e shkencës dhe vendosmërinë e politikës për zvogëlimin e ndikimit", pohoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Objektivat

Dokumenti "Pathogens prioritization: a scientific framework for epidemic and pandemic research preparedness" u realizua pas rreth dy vitesh punë, nga një komitet i përbërë nga 200 shkencëtarë të caktuar nga OBSH-ja, të cilët kanë analizuar më shumë se 1600 patogjene për identifikimin e kërcënimeve më konkrete. Objektivi është përcaktimi i fushave në të cilat duhet përforcuar kërkimi dhe zhvilluar kundërmasa që krijojnë mundësinë e ndërhyrjes së shpejtë në rast se zhvillohet një pandemi e re. Krahasuar me versionin e mëparshëm, i cili përfshinte vetëm 9 patogjene, lista zgjatet shumë, qoftë për shkak të ndërgjegjësimit të shtuar me pandeminë e Covid-19, qoftë edhe për shkak të shfaqjes së fenomeneve të reja, si ndryshimet klimatike, të cilat mund të ndryshojnë sjelljen e viruseve të ndryshme.

 

Lista e përditësuar

Në listën e re përfshihen patogjene si vibrioni i kolerës, ose salmonela, bakteret me përqindje të larta të rezistencës ndaj antibiotikëve, si Klebsiella pneumoniae. Janë futur edhe sëmundje të transmetuara nga vektorë, si ethet tropikale dhe chikungunya, si dhe lija e majmunit. Rishfaqet edhe gripi i shpendëve: "Me rënien e imunitetit, ky virus mund të shkaktojë pandemi, nëse nuk mbahet nën kontroll", thuhet në një shënim. Normalisht, nën vëzhgim të veçantë janë shumë viruse të gripit dhe të gripit të shpendëve, por jo vetëm. Këtyre u shtohen edhe kërcënimet e përfshira në versionet e mëparshme të dokumentit: nga ebola te virusi Zika e deri te viruset që i përkasin familjes së Sars-CoV-2.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC