Shëndetësi

jan292015

Karta e shëndetit në dobi edhe të farmacistëve

Karta e Shëndetit, projekti i ndërmarrë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u prezantua dje nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH-së, Astrit Beci, si një nismë e rëndësishme drejt dixhitalizimit të plotë të shëndetësisë. Avantazhi kryesor i saj lidhet me shkurtimin e kohës së marrjes së shërbimeve shëndetësore. Pacienti do të marrë më shpejt shërbimin në farmaci për recetat e rimbursueshme, pasi shmanget koha e pritjes për regjistrimin e fletëve të librezës. Do të shkurtohet edhe koha e pritjes për vizitën te mjeku i familjes, pasi ky i fundit nuk do të detyrohet që të plotësojë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar.
"Ne vlerësojmë se, për çdo recetë (dhe janë të paktën 300 mijë receta në muaj që lëshohen) çdo mjeku do t'i duheshin dy minuta për të plotësuar këtë në librezë. Tashmë, 600 mijë minuta nga koha e punës së mjekëve nuk do të përdoren më për këtë punë administrative, por është kohë që mjekut i mbetet në dispozicion për më shumë kujdes të drejtpërdrejtë për qytetarët... E njëjta gjë ndodh dhe me farmacitë. Pra, farmacistët do të kursejnë në kohën e tyre, 600 mijë minuta, por ndërkohë, edhe vetë qytetarëve që prisnin më gjatë në qendrat shëndetësore apo farmaci, do t'ju kursehet kjo kohë", u shpreh ministri Beqaj. Tashmë janë shpërndarë 12 mijë kartat e para në Tiranë dhe në rrethe. Për t'u pajisur me një të tillë, një pacient i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku merr sot librezën dhe të ketë me vete librezën e vjetër bashkë me kartën e identitetit. "Megjithëse filluam pilotimin në Tiranë, tashmë e kemi shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë kudo ku ato ndodhen, mund të pajisen me kartë pranë drejtorive rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rrethet dhe pranë poliklinikave dhe qendrave tona në Tiranë, - meqë Tirana ka një numër më të madh banorësh. Është e nevojshme të dihet fakti se libreza e shëndetit dhe Karta e Shëndetit kanë të njëjtën vlefshmëri ligjore, çka nuk ka pse t'i frikësojë njerëzit për të marrë menjëherë kartën, pasi ne disponojmë të gjithë numrin e nevojshëm të kartave për të mbuluar të gjithë popullatën sipas kategorive që përfitojnë nga karta", u shpreh drejtori i Fondit, z. Beci.
Ndryshe nga libreza, karta e shëndetit është falas, e përhershme (nuk është nevoja të rinovohet) dhe e printueshme (nuk plotësohet me dorë), ndërsa qytetarët do ta përfitojnë pranë pikave të shpërndarjes së FSDKSH-së.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC