Shëndetësi

shk22015

Obama: 215 milionë $ për trajtime që përshtaten me gjenet njerëzore

tags: TERAPI

 

Një nismë e re e Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen e presidentit Barack Obama, i cili ka kërkuar që një pjesë e mirë e fondeve të buxhetit 2016 t'i kushtohen pikërisht asaj. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se "shumica e terapive deri më tani janë menduar për pacientin e zakonshëm dhe si rezultat ato mund të jenë të suksesshme te një pjesë e pacientëve, por jo te të gjithë".
Fillimisht parashikohet të kryhet një studim me 1 milion vullnetarë, ku do të hetohen stili i jetesës, të dhënat kimike dhe variantet gjenetike që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve te njerëzit. Më pas do të punohet për krijimin e terapive që të mund t'i përshtaten gjeneve njerëzore. Projekti, të cilit presidenti Obama i ka caktuar një fond prej 215 milionë dollarësh, duhet të miratohet më parë nga Kongresi me shumicë republikane. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC