Shëndetësi

shk42015

Dita Botërore Kundër Kancerit 2015, fokusi mbetet parandalimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon 4 shkurtin si Ditën Kundër Kancerit. Çdo vit, më shumë se 12 milionë personave iu diagnostikohet një tumor dhe 8.2 milionë prej tyre vdesin nga kjo sëmundje. Nëse nuk merren nisma konkrete do të arrihet në 25 milionë raste të reja dhe në 17 milionë të vdekur brenda vitit 2030, pohon një raport i Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit (UICC).
Parandalimi mbetet mjeti më efikas për të luftuar tumoret. Për të jetuar mirë dhe më gjatë janë një sërë rregullash të përditshme që duhen zbatuar: mjaft më me duhan-pirjen (luftojeni edhe atë pasive), kufizoni alkoolin, mbani një dietë të shëndetshme ushqimore (shmangni mbipeshën, obezitetin), merruni me aktivitet fizik dhe evitoni ekspozimin e tepruar në diell.
Për vitin 2015, 4 shkurti ka si lajtmotiv "KANCERI-JO I PAMUNDSHËM", ku theksohet nevoja e strategjive të reja në luftën kundër tumoreve. Objektivi i deklaruar, në fakt, është ai që të reduktohen miliona vdekje të cilat mund të parandalohen çdo vit, duke bërë që gjithnjë e më shumë persona të informohen mbi sjelljet e duhura në kërkim të shmangies së këtyre patologjive. 
Katër objektivat. Sipas ekspertëve të UICC, janë 4 pikat ku mund të vihet theksi për t'i dhënë efikasitet luftës kundër kancerit në shkallë globale: zgjidhni një stil jete të shëndetshëm, përhapni diagnozën  e parakohshme, bëni të mundur që të gjithë të marrin terapitë më të mira në dispozicion dhe përmirësoni cilësinë e jetës të të sëmurëve. Sipas ekspertëve, në këtë mënyrë, brenda 2025 mund të reduktohet një  e katërta e vdekjeve.
Paralelisht me këtë, sipas ekspertëve është e rëndësishme të përhapet vaksinimi kundër viruseve të hepatitit B dhe HPV ose Papillomavirus (përgjegjësit e parë të tumoreve të mëlçisë dhe mitrës) si dhe screening e diagnozave të hershme.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC