Një farmaci në bulevardin "Zogu I" është grabitur natën mes 25 dhe 26 shkurtit, ku dyshohet se persona të armatosur kanë thyer xhamin e përparmë të saj dhe kanë arritur të marrin me vete kompjuterin dhe të ardhurat e xhiros ditore të farmacisë.
Efektivë të policisë kanë nisur menjëherë hetimet për të identifikuar personat përgjegjës, të cilët dyshohet se kanë qenë dy në numër. Ndërkohë kanë mundur të sigurojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të ndërtuar pistat dhe për t'u vënë në gjurmët e grabitësve.