Shëndetësi

shk282015

Tritolvënia në farmacinë pranë QSUT-së: Identifikohet kreu i bandës, por ende i lirë

tags: Farmaci

Shpërthimi me tritol i ndodhur më 10 shkurt në farmacinë e shtetasit B.T. pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" , ka tashmë autorët e tij me emër dhe mbiemër, 5 prej të cilëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Pikërisht këta të fundit, Vladimir Gjuta (35 vjeç) dhe nipi i tij Baftjar Bruka (24 vjeç) dyshohet të jenë krerët e bandës, përgjegjëse edhe për të paktën një akt tjetër të ngjashëm në stacionin e autobusit në rrugën "Muhamet Gjollesha", por të pafinalizuar.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije akuzat për të dyshuarit: "Vepra me qëllime terroriste" , "Krijim të grupit të strukturuar kriminal" dhe "Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal". Mbi bazën e këtyre akuzave, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrestimin për shtetasit Kamber Bruka, Emiljano Matmuja (autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmaci), Ernest Gjuta, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta, të cilët dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e telekomanduar në farmacinë e sipërpërmendur. Burime të policisë kanë pohuar për kreun e grupit, V. Gjuta, se është skeduar edhe më parë nga policia. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC