Shëndetësi

mar112015

Recetat me rimbursim nga 1 prilli do të jenë 2-mujore

Nga data 1 prill, e cila përkon edhe me hyrjen në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2015, recetat me rimbursim do të jenë 2-mujore. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm dje në prezantimin e studimit mbi 550 qendra shëndetësore në vend, pohoi se është rënë dakord me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për një masë e tillë në mënyrë që të lehtësohen qytetarët dhe tregu farmaceutik me pakicë, si dhe të zbutet barra burokratike në këtë drejtim.

Kategoritë që përfitojnë më shumë nga rimbursimi i barnave janë pensionistët; fëmijët 0-12 muajsh; invalidët e plotë, jetimet; të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemisë major; veteranët, të cilët janë kategori që përfitojnë rimbursim të plotë 100% të alternativës së parë të barnave. Ndërkohë që barnat me rimbursim të pjesshëm shkojnë për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50% e çmimit të përcaktuar për barin e kërkuar.

Plotësimi i recetave me rimbursim bëhet sipas udhëzimeve të MSH-së dhe FSDKSH-së, ndërsa ekzekutimi i tyre bëhet në farmacitë që kanë një kontratë me Fondin. Problem aktual mbetet abuzimi me këto receta dhe drejtimi i njëanshëm që mjeku i jep pacientit për një bar të caktuar apo në një farmaci të caktuar. "Në fund të prezantimit tuaj të parë ju përdorët midis të tjerash dhe fjalën 'klient'. Në rastin e shëndetësisë, unë vetë do të isha i prirur ta përdornim sa më pak. Unë e kuptoj që në kontekstin tuaj ishte nga pikëpamja e cilësisë së shërbimit që ofrohet. Por, unë besoj se nëse flasim për klient, shkojmë tek tregu dhe pastaj nëse shkojmë tek tregu, pastaj fillojmë diferencojmë, kush paguan më shumë, kush paguan më pak. Unë besoj se në rastin e kujdesit shëndetësor, të paktën në mundësinë që i ofrohet kujtdo, nuk duhet të lidhemi shumë me tregun, me mekanizmat e tregut", u shpreh Beqaj./D.GJ.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC