Shëndetësi

mar122015

12 marsi Dita Botërore e Veshkave dhe disa shifra domethënëse për SKV-të

Sëmundjet Kronike të Veshkave (SKV) konsiderohen një problem i rëndësisë së parë për shëndetin publik në mbarë botën. Institucionet amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve "Centers for Disease Control and Prevention" i identifikojnë këto patologji me një nga prioritetet e mëdha të erës sonë epidemiologjike. SKV-të asociohen me diabetin dhe tensionin e lartë si faktorët kryesorë të riskut, si dhe sjellin komplikime të ndërlikuara me kosto të larta shëndetësore dhe sociale. Është fjala për patologji që ka tendencën të avancojnë me kohën dhe që mund të shkaktojnë rritjen e riskut për sëmundjet kardiovaskulare.

Dita Botërore e Veshkave këtë vit shënohet ndërkombëtarisht më 12 mars dhe Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me parandalimin dhe menaxhimin e patologjive të veshkave. Në këtë skenar, përkufizimi i një modeli të ri në gjendje që të garantojë diagnozën e hershme është po aq i rëndësishëm sa parandalimi. Menaxhimi i duhur i peshës trupore, reduktimi i konsumit të kripës, hidratimi korrekt - pra konsumi mesatar i 1.5 deri 2 litra ujë në ditë etj., janë disa nga rregullat primare për të pasur veshka të shëndetshme.

Ja disa shifra domethënëse që ofron artikulli i ISHP-së:

• 10% e popullsisë së botës vuan nga SKV-të.

• Rreth 1 në 10 njerëz kanë një formë të SKV-ve. Sëmundja kronike e veshkave është parashikuar të rritet me 17% gjatë dekadës së ardhshme.

• Ajo është e njohur tani nga OBSH-ja dhe organizata të tjera si çështje e shëndetit publik global.

• Gjendje të ndryshme mund të çojnë në SKV.

• Ato prekin njerëzit e të gjitha moshave dhe racave.

• Takohet më shpesh me rritjen e moshës dhe në veçanti te gratë.

• 1 në 5 meshkuj dhe 1 në 4 gra midis moshës 65 - 74 vjeç kanë SKV.

• Gjysma e njerëzve të moshës 75 vjeç ose më shumë kanë një formë të sëmundjes kronike të veshkave. Shumë prej tyre në fakt nuk kanë sëmundje të veshkave, por ata kanë plakjen normale të veshkave të tyre.

• Më shumë se 80% e individëve që marrin terapi zëvendësuese të veshkave (RRT) jetojnë në vendet e zhvilluara, sepse në vendet në zhvillim ajo është kryesisht e papërballueshme.

• Kostoja e trajtimit të kësaj epidemie në rritje paraqet një barrë të madhe mbi sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

• Pas moshës 40 vjeç, funksioni i filtrimit të veshkave fillon të bjerë me rreth 1% në vit.


(Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu)

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC