Shëndetësi

mar242015

Rritja e çmimeve të barnave të "Profarmës" si alternativë e parë, nuk merr përgjigje nga Ministria

Shqetësimi i aktorëve farmaceutikë, të cilët panë me kujdes Listën e Barnave të Rimbursueshme të vitit 2015 dhe konstatuan se barnat e "Profarmës" si alternativë e parë kishin pësuar rritje të çmimit krahasuar më një vit më parë, duket se nuk do të marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë. Farmacist33.al pasi mësoi se këtë në vit në krye të grupit teknik  të punës për përgatitjen e listës së baranve të rimbursueshme ka qenë zv/ministrja e Shëndetësisë, zj.Milva Ekonomi, e kontaktoi me telefon atë për të mësuar nëse duhet lejuar një gjë e tillë. Rritja e çmimit të barnave  të "Profarmës" përllogaritej gati 30% më shumë se një vit më parë, në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë uli çmimet e barnave për kompanitë farmaceutike që importojnë barna nga jashtë  duke shkaktuar debate dhe polemika të forta ndërmjet tyre. Zv/ministrja e Shëndetësisë, zj.Milva Ekonomi, pranoi pyetjen e Faramcist33.al por kërkoi pak kohë për ta diskutuar këtë shqetësim me anëtarët e Komisionit të vlerësimit të çmimit të barnave, pasi, sipas saj janë ata që merren direkt me vlerësimin e çmimit të barnave për ofertat që sjellin kompanitë farmaceutike, qofshin këto vendase apo ndërkombëtare. Edhe pse kjo përgjigje nuk kërkon shumë kohë, zv/ministrja nuk na ka dhënë ende një përgjigje për të shpjeguar se si është lejuar një gjë e tillë. Menjëherë sapo Faramcist33.al të marrë këtë përgjigje, qoftë edhe nga burime të tjera të Ministrisë së Shëndetësisë, do ta publikojë atë për të informuar aktorët farmaceutikë të cilët e përcollën këtë shqetësim nëpërmjet Faramcist33.al.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC