Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim publikon listën e përfundimtare të profesionistëve që kanë plotësuar numrin e detyrueshëm të krediteve. Janë rreth 7500 mjekë, farmacistë, dentistë të cilët kanë mbyllur me sukses programin e ricertifikimit 2010-2014. QKEV gjithashtu ka bërë të ditur mundësinë e depozitimit të ankesave për procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve, pranë Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq është duke u përgatitur lista e mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve që nuk kanë plotësuar kreditet e kërkuara, të cilëve që nga data 16 prill iu pezullohet licenca dhe nuk do të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre. Për të rifituar këtë të drejtë ata duhet t'i nënshtrohen provimit të kualifikimit brenda gjashtë muajve duke filluar nga data 15 prill.