Shëndetësi

pri132015

Farmacistët që s'u përfshinë në listën e profesionistëve me kredite të përmbushura, kanë kohë deri në fund të prillit për të depozituar ankesat 

30 prilli nuk është vetëm afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit për licencimin e farmacistëve që mbyllën me sukses ciklin e ricertifikimit 2010-2014, por edhe dita e fundit e depozitimit të ankesave nga farmacistët që nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të profesionistëve me kredite të përmbushura. Fill pas publikimit të kësaj liste më 24 mars, QKEV njoftoi për mundësinë e depozitimit të ankesave për procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve, pranë Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit në Ministrinë e Shëndetësisë deri në ditën e fundit të këtij muaji. Ndërsa, farmacistët, mjekët e stomatologët që edhe pas verifikimit të ankesës, do të rezultojnë me më pak se numri i detyrueshëm i krediteve, do të duhet t'i nënshtrohen provimit të ricertifikimit deri më 15 tetor 2015. Në pozitë më të vështirë janë rreth 990 profesionistët me 0 kredite që ndryshe nga të parët , mbas 15 prillit do t'u pezullohet licenca, ndërsa atyre të punësuar në sektorin publik do t'u bëhet vakant vendi i punës. Edhe këta profesionistë brenda 6 muajve të ardhshëm do t'i nënshtrohen provimit të organizuar nga Urdhrat përkatës në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë dhe shoqatat e profesionistëve për të rifituar të drejtën e ushtrimit të profesionit


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC