Shëndetësi

pri92015

Farmacistët francezë i druhen rënies së marzheve

tags: Farmaci

Një artikull i të përditshmes financiare "Les Echos" vë në dukje shqetësimin e farmacistëve francezë për të ardhmen e tyre. Institucioni publik i Sigurimeve Shëndetësore në Francë i ka prezantuar Federatës së Sindikatave farmaceutike një plan për reduktimin e kontrolluar të marzheve të farmacive mbi barnat e rimbursueshme. Është fjala për një plan të përgatitur që në vitin 2013, për të cilin ky institucion nuk pranon të kryejë një rishikim para shtatorit të ardhshëm. Nga ana tjetër, farmacistët i druhen një kolapsi të pashmangshëm të marzheve dhe kjo pavarësisht se reforma e kompensimit ka hyrë në fuqi janarin e kaluar duke parashikuar përveç pjesës me përqindje edhe atë të shpërblimit e cila në 2016-ën duhet të arrijë të mbulojë gjysmën e të ardhurave totale.

Por e vërteta është se marzhet e farmacive varen ende në një pjesë të madhe nga numri pakove të shitura dhe 900 milionë euro shkurtime në farmaceutikë të parashikuara nga kryeministri francez Manuel Valls do të kenë vetëm ndikim negativ mbi të ardhurat e farmacive.

Po barnat biologjike, ato të rejat e të shtrenjtat? Sindikatat garandojnë se është shumë herët që ato të ndikojnë në masë të madhe në sistemin farmaceutik francez, të paktën për momentin.

Si përfundim Unioni Kombëtar i Farmacive të Francës (UNPF) përsërit kërkesën për një kompensim të bazuar jo në paketimet, por te recetat, përveç një tarife të derdhur nga kompanitë farmaceutike ndaj farmacive në këmbim të informacioneve që ofrojnë për aderimin në trajtime.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC