Shëndetësi

pri162015

Udhëzues të papërshtatshëm nuk vlerësojnë ndërveprimet mes barnave

tags: BARNA, TERAPI


Në Itali mbi 1.300.000 individë (11.3%) marrin njëherësh përshkrimin e 10 barnave ose më shumë. Është kjo një nga të dhënat e studimit italian të drejtuar nga studiuesit Alessandra Marengoni dhe Graziano Onder dhe të publikuar në revistën "British medical journal". Të dy janë anëtarë të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) dhe i kanë dedikuar një studim të rëndësishëm zhvillimit të indikatorëve që matin cilësinë e përshkrimeve mjekësore në popullsinë e moshuar në Itali. Nga studimi u vu re përhapja në masë të madhe e poli-terapive në popullatën e moshuar, ja përse sipas studiuesve italianë është i nevojshëm një rivlerësim shumë dimensional i secilit pacient, për t'i dhënë atij një përshkrim të personalizuar.

Së dyti sipas tyre, mjekët duhet të kenë në dispozicion mjetet më të fundit teknologjike (dhe në veçanti ato informatike) për të zbatuar diagnozën dhe vlerësimet klinike. Një problematikë për klinicistët janë udhëzuesit e papërshtatshëm: "Në përgjithësi janë të paktë ata që marrin në konsideratë mundësinë se disa pacientë mund të preken nga sëmundje të tjera shoqëruese, të trajtuara me barna shtesë", pohon Graziano Onder.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC