Shëndetësi

maj92015

Deklarata e Beqaj për barnat e dhëna me listë nga farmacistët

tags: BARNA

Ndërsa disa ditë më parë mediat i bënë jehonë faktit se nëpër farmacitë e vendit është rritur numri i personave që i marrin barnat me listë për shkak të pamundësisë për t'i blerë me lekë në dorë, ministri i Shëndetësisë e ka hedhur poshtë një fakt të tillë. "Kam përshtypjen që ky është një lajm i pavërtetë dhe nga ato çfarë kemi parë është një lajm i pavërtetë. Madje unë do t'ju kërkoja të mos e nxisni këtë lajm se pa dashje i detyroni edhe farmacistët të bëjnë gabime profesionale. Ndarja e barnave me kutija është e ndaluar në radhë të parë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve e së dyti edhe që farmacistët të zbatojnë siç duhet profesionin e tyre", është shprehur ministri Beqaj gjatë vizitës së tij në spitalin e Gjirokastrës.

Ulja e çmimit të barnave nuk ka ndikuar në dobinë e pacientëve, të cilët sipas farmacistëve shpesh e lenë edhe të papërfunduar kurën, ose nuk e marrin të plotë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Në këtë drejtim z.Beqaj shtoi: "Pensionistët i marrin të gjitha barnat pa pagesë, i kanë marrë dhe më parë. Ndërkohë mund të pyesni këdo farmacist apo një person që merr një pjesë të barnave me pagesë, e do të shihni se çmimi i barnave në Shqipëri realisht është ulur 30%"


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC