Shëndetësi

maj122015

Konfuzioni në tregun farmaceutik, Diana Thoma: Institucionet përfaqësohen nga njerëz të dështuar profesionalisht

Si rrallë herë farmacistët ia kanë dalë që jo vetëm të ngrenë zërin mbi vështirësitë që hasin në përditshmërinë e tyre, por edhe të shpjegojnë në një studio televizive të gjitha cenimet ekonomike që po pësojnë nga nismat e ndërmarra për këtë sektor. 
Farmacistet Denisda Vrapi, Majlinda Shehu, Valbona Xhavari pohuan gjatë emisionit "Njerëz në Fokus" (News24)  se nga lista e barnave të rimbursueshme 2015 mungojnë të paktën 20 alternativa të para të pazëvendësueshme,  të tilla si: warfarina, fludarabina, tamoxifeni, hydroxyurea,  gabapentina 300 mg, mesalazina 500mg, fenofibrati, ketosterili, luminal, nifedipina 30mg etj. Ka barna që figurojnë në listën e rimbursimit, por vijnë me një sasi aq të vogël sa ezaurohen brenda 2-3 ditësh dhe farmacistët nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve. "Shteti rimburson me 100% vetëm alternativat e para, ndërsa alternativat e tjera i rimburson pjesërisht dhe pacienti duhet të paguajë diferencën. Kur në mungesë të alternativës së parë, ne ia kërkojmë këtë pacientit, aty hasim kundërshtimin e fortë të tij pasi nuk është në gjendje të paguajë", shprehet znj.Vrapi.
Luhatja e madhe çmimeve është një tjetër problematikë e cekur gjatë emisionit. Ulja e çmimit të barnave ka rënë në kurrizin e farmacistëve, sepse nuk është pyetur për gjendjen e stokut të barnave që farmacistët kanë pasur me çmimet e vjetra. Dhe kur nxirret një rregullore që do shitet me një çmim të caktuar, ata nuk dinë si të veprojmë me medikamentet që kanë në gjendje. "Deri dje barin e kemi pasur me X pullë dhe sot na vjen me Y pullë dhe ne kemi detyrimin nga shteti që ta shesim me këtë çmim të ri, ndërkohë që në farmaci kemi furnizimin e parë me çmimin e vjetër. Këtu kemi një përballje konfliktuale me pacientin, i cili nuk na kupton. Pra farmacisti duhet të paguajë nga xhepi i vet diferencën që në fakt duhet ta subvencionojë shteti", pohon znj.Shehu.
Fjalëve të farmacisteve i mëshoi edhe kreu i Urdhrit të Farmacistëve, znj.Diana Thoma: "Shohim se sistemi farmaceutik është i përfshirë në një zinxhir problemesh dhe njëri problem jep efektin domino për të tjerët. Pra përmendëm një mos likuiditet të barit në farmaci nga pacienti, prej asaj na doli se farmacia nuk e përballon dot karshi pacientit, por jep një mos likuiditet në depon farmaceutike. Nga ana tjetër kjo depo është e detyruar ta paguajë barin te firmat importuese, por pikërisht nga instancat shtetërore ky bar, ndonëse i paguar, nuk lejohet që të mundësohet për tregun shqiptar dhe si rezultat për pacientin shqiptar, i cili të tëra ngarkesat e veta i shfryn në dyert e farmacisë".
Znj.Thoma gjithashtu i referohet edhe mënyrës së heqjes së TVSH-së së barnave, ndryshimit të marzhit të tregtimit dhe ndryshimit të listës së rimbursimit që shoqërohet me ndryshimin e çmimit të barnave: "Të tëra këto, veç dëmit financiar për biznesin farmaceutik konvertohen në dëm të ofrimit të kujdesit shëndetësor. Dhe është e dhimbshme të thuash që ata që investojnë në Shqipëri kapitalet e tyre detyrohen të largohen nga krijimi i pengesave artificiale. Si puna e warfarinës ka barna me rëndësi jetike që ngelen më shumë se 7 muaj të bllokuara për shkak se nuk furnizohen me një pullë. Pse ndodh kjo situatë? Përgjigja dihet. Ato institucione të cilat duhet të përfaqësohen realisht nga persona që duhet të jenë figura profesionale përfaqësohen nga njerëz që me përjashtim të dështimeve në jetën profesionale nuk mbartin gjë tjetër".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC