Shëndetësi

maj192015

FSDKSH: 7 barna alternativë e parë në listën e barnave të rimbursueshme janë zëvendësuar

tags: FSDKSH

Pas akuza të Urdhrit të Farmacistëve se ne tregun farmaceutik ka 20 barna të listës së rimbursueshme në mungesë, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaron se 7 barna alternativë e parë  në listën e barnave të rimbursueshme janë zëvendësuar pasi kompanitë që i importonin ato u tërhoqën nga rimbursimi. "Pas hyrjes në fuqi të listës së re të barnave të rimbursueshme, disa kompani të para në listë u tërhoqën nga rimbursimi. Në këtë situatë, brenda pak ditësh FSDKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë morën të gjitha masat për zëvendësimin e menjëhershëm të alternativës së parë të barit me alternativën pasardhëse të të njëjtit bar. Gjithsej 7 barna".
Burime pranë FSDKSH bëjnë me dije se ky ndryshim u realizua me vendim të Këshillit të Ministrave  të datës 6.5.2015  "Për disa ndryshime në vendimin nr 202 datë 4.3.2015 të Këshillit të Ministrave. Aktualisht këto barna kanë kaluar alternativa të para dhe rimbursohen në masën 100 %. Ndërsa burime nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore shprehen për Farmacist33.al duke hedhur poshtë akuzat e Urdhrit të Farmacistëve me argumentin  se janë shpifje. Sipas këtyre burimeve nuk ka asnjë vonesë të qëllimshme për vendosjen e pullës për asnjë kompani farmaceutike që furnizon tregun me barna konform rregullave të përcaktuara në ligjin e barnave. Klikoni këtu për të parë VKM-në

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC