Shëndetësi

maj232015

Farmacistët drejt një menaxhimi më të mirë të pacientëve onkologjikë

Farmacia po kthehet në vendin e këshillimit të instancës së parë për pacientët. Farmacisti duhet të dijë të orientojë pacientin onkologjik që gjatë kemioterapisë përballet me efektet e toksicitetit dhe rrezikon ndërveprimet me OTC-të. Në këtë kontekst departamenti i Mjekësisë Klinike dhe Eksperimentale në Universitetin e Parmës ka organizuar një event formues dedikuar farmacistëve territorialë. Nisma i drejtohet së pari atyre që janë diplomuar të paktën 5-10 vite më parë, kur disa molekula nuk ishin ende në përdorim klinik.

Onkologjia ka pësuar inovacion të shpejtë me barnat e reja biologjike, që në krahasim me kemioterapinë paraqesin një spektër toksiciteti të ndryshëm. Nëse me kemioterapitë tradicionale shfaqen menjëherë të vjellat, pasojat në palcën e kockave, anemi, reduktim i globulave të bardha dhe trombociteve; me barnat biologjike efektet anësore kufizohen kryesisht te skuqjet e lëkurës dhe diarre. Për këto të fundit zakonisht i drejtohemi së pari farmacistit për të marrë një këshillë apo zgjidhje nga barnat OTC. Në këtë skenar, farmacisti luan një rol shumë të rëndësishëm së pari në njohjen e toksicitetit të terapisë onkologjike e më pas në seleksionimin e barit më të përshtatshëm që nuk përbën ndërhyrje në terapinë e pacientit. Ndërveprimet mund të reduktojnë ose zgjerojnë përqendrimin e barit biologjik dhe më pas të modifikojnë efektet anti-tumorale. Prandaj parashikohet një rol i ri i farmacistit territorial në këtë drejtim, gjerësisht i njohur në Evropë por që në Shqipëri farmacistët nuk i janë përshtatur, ndonëse po kthehen gjithnjë e më shumë në figurën e parë shëndetësore me të cilin ballafaqohet së pari pacienti.

Kështu farmacisti po kthehet në një pikë referimi ku pacienti onkologjik ka më shumë besim dhe më pak subjektivizëm. Ai mund t'i ofrojë një sqarim mbi terapinë në vijim dhe efektet anësore të saj. Prandaj, në cilësinë e operatorit shëndetësor duhet të jetë i përgatitur dhe i formuar për t'i dhënë përgjigjet e duhura pacientit lidhur me zgjedhjet e sigurta farmakologjike.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC