Shëndetësi

qer22015

Vjedhja nëpërmjet rimbursimit: "Omega Farma" dhe 5 depo te tjera farmaceutike i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm

tags: FSDKSH

Pas skandalit të vjedhjes nëpërmjet skemës së rimbursimit nga katër farmaci dyshohet se skema e vjedhjes ka të implikuar edhe disa depo e kompani farmaceutike. Sipas të dhënave të bëra publike, katër farmaci janë kapur deri më tani, të cilat me receta fiktive kërkonin rimbursimin nga shteti. Por dyshohet se të përfshira në këtë skemë vjedhje janë edhe depo farmaceutike, nga ku pretendohet që farmacitë të kenë bërë furnizimin me barna në mënyrë fiktive. Çka do të thotë që këto kompani kundrejt përfitimeve kanë lëshuar fatura fiktive. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke u kryer kontrolle në gjashtë depo farmaceutike, ndër të cilat "Omega Farma"dhe pesë të tjera, emrat e të cilave ende nuk janë bërë publike. Farmacist33.al kontaktoi me burime brenda depos farmaceutike "Omega Farma" të cilët pranojnë se për dy javë i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga institucione shëndetësorë të autorizuara për këtë qëllim.

Por, sipas burimeve brenda kompanisë rezultoi se nga kontrolli në fjalë "Omega Farma" nuk është e implikuar në këtë skemë.

Ndërkohë burime nga Fondi i Kujdesit të Sigurimeve Shëndetësore si institucioni që merret me rimbursimin, thonë se nuk mund të japin asnjë informacion në lidhje me këtë çështje, përsa kohë gjithçka i ka kaluar prokurorisë. Madje, ndonëse ka dhe emra të lakuar brenda FSDKSH si të implikuar në këtë skandal, ata ende nuk janë pezulluar nga detyra deri në mbyllje të hetimit.

Përgatiti: Alma Demiraj 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC