Shëndetësi

qer62015

Vendimet e fundit të Këshillit Kombëtar të UFSH-së dhe ricertifikimi i ndihmës/farmacistëve

Në faqen zyrtare të Urdhrit të Farmacistëve njoftohen të gjithë ndihmës/farmacistët që të dorëzojnë dokumentacionin për ricertifikim në mënyrë që të marrin lejen e ushtrimit të profesionit me vlefshmëri deri më 31 dhjetor 2015. Dokumentacioni, i cili duhet të dorëzohet brenda këtyre 10 ditëve pranë Këshillave Rajonalë duhet të konsistojë në: 3 fotografi me përmasa 3x3.5 cm, ekstraktin historik të QKR-së të tre muajve të fundit; fotokopjen e licencës së QKL-së, fotokopje të kartës së identitetit, mandat-pagesën e kuotizacioneve ndaj UFSH-së deri më 30.06.2015 dhe mandat-pagesën për rinovimin e licencës me vlerë 5000 lekë. Bashkëngjitur dokumenteve duhet të jetë edhe formulari i ricertifikimit, i plotësuar me të dhënat e sakta. Klikoni këtu  

Ndërkaq gjatë mbledhjes së 29 majit të Këshillit Kombëtar të UFSH-së u vendos për disa ndryshime në statutin e Urdhrit, të cilat prekin nenet 6, 18, 19, 21 dhe 48 të statutit.
Kështu farmacistët e huaj që duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri duhet të dëshmojnë se e njohin gjuhën shqipe, të anëtarësohen në UFSH si dhe t'i nënshtrohen provimit me gojë në Komisionin e Regjistrimit për Ushtrimin e Profesionit pranë UFSH-së.
Po ashtu janë shtuar disa kushte për të gjithë të interesuarit që duan të jenë drejtues teknikë dhe vijojnë si më poshtë:
Drejtuesi teknik duhet të jetë anëtar i UFSH-së; të mos ketë marrë masa disiplinore; të mos vuajë nga sëmundje mendore apo dëmtime të rënda fizike; të punojë me kohë të plotë vetëm për farmacinë ku figuron si drejtues teknik; të mos ketë arritur moshën e pensionit (përjashtim bëjnë vetëm të vetëpunësuarit); të mos ushtrojë një detyrë tjetër që përbën konflikt interesi me këtë pozicion; në rast dypunësimi për drejtuesit teknik, ai lejohet vetëm brenda qytetit.
Vetëm në tre raste drejtuesit teknik i pezullohet licenca:
*Kur në farmaci shërben një jo farmacist;
*Kur në formularin e ndryshimeve që lidhen me ushtrimin e profesionit të dhënat(si emri, mbiemri, numri i telefonit, e-maili, adresa e subjektit farmaceutik, kopjet e genplanit) janë të rreme;
*Kur  është gjetur në mënyrë të përsëritur duke shërbyer në farmaci një person që nuk është anëtar i UFSH-së.
Në dy rastet e para leja pezullohet për një periudhë tre vjeçare, ndërsa në rastin e fundit për 1 vit. Tarifa mujore prej 5 mijë lekësh që duhet të paguajë çdo anëtar i Urdhrit nuk është detyrim për ata të regjistruar për herë të parë në UFSH nga janari deri në dhjetor 2015.
Vendimet e sipërpërmendura hyjnë në fuqi në 1 korrik 2015.  


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC