Shëndetësi

qer92015

Skandali me barnat, në hetim 200 farmaci dhe infermierë të poliklinikave dhe QSUT-së

Hetimet e prokurorisë në lidhje më vjedhjen nëpërmjet rimbursimit të barnave janë zgjeruar në rreth 200 farmaci, të shtrira këto pjesa më e madhe në Tiranë por edhe në rrethe të tjera. Buxhetit të shtetit duket se i është shkaktuar një dëm shumë më i madh nga sa është publikuar. Por vjedhja më e madhe dyshohet të jetë bërë në Tiranë. Drejtori i Fondit rajonal të Tiranës, Pjerin Xhuvani, i cili është arrestuar tanimë mësohet se nuk ka dhënë ende asnjë dëshmi. Të implikuar në këtë skemë mashtrimi, dyshohet se janë edhe infermierë të poliklinikave të kryeqytetit. Sipas burimeve të Prokurorisë këta farmacistë dyshohet se kanë furnizuar me blloqe recetash Hysni Roçin, një  ndër  personat kryesorë të  arrestuar, i cili kishte hapur 4 farmaci fiktive. Blloqet e recetave në disa raste jepeshin të plotësuara, në raste të tjera i plotësonin falsifikatorët. Hysni Roçi mësohet të ketë treguar edhe disa emra të  infermierëve me të cilët ka bashkëpunuar. Madje për këtë nuk janë thirrur ende në prokurori mjekë të cilët kishin emrat në recetat nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi.
Punonjësit e tjerë të Fondit Rajonal të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor  të Tiranës  kanë thënë në gjykatë se kanë marrë urdhra me detyrim nga drejtori i tyre Pjerin Xhuvani për të firmosur për lëvizjet korruptive në këtë institucion. Hetimet për këtë skandal vazhdojnë dhe Faramcist33.al do t'ju informojë për çdo zhvillim në lidhje me të.

Përagtiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC