qer52015
Vjedhja nëpërmjet rimbursimit të barnave: arrestohen 10 persona, ndër ta Pjerin Xhuvani drejtor i FSDKSH-së Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një ditë më parë dhjetëra urdhër-arreste për farmacitë dhe zyrtarë të implikuar në skemën e vjedhjes së rimbursimit të shumave të konsiderueshme. Bazuar në provat e grumbulluara nga task forca e prokurorisë, të dhjetë urdhër-arrestet kanë marrë edhe miratimin e gjykatës së Tiranës. 7 persona janë arrestur ndërmjet të cilëve zyrtarë të FSDKSH-së Tiranë dhe farmacistë. Burime nga policia nuk bëjnë ende publike emrat e të arrestuarve por konfirmojnë se personat e arrestuar janë administratorë dhe drejtues farmacish që kanë qarkulluar fatura dhe receta të falsifikuara të barnave të rimbursuara. Ndërsa një pjesë e tyre janë zyrtarë të FSDKSH. Ndërkohë një ditë më parë në prokurori është thirrur edhe drejtori i FSDKSH z.Astrit Beci si dhe drejtues të zyrës rajonale të FSDKSH për Tiranën.
Mësohet së dy ditë më parë Prokuroria sekuestroi kompjuterat në katër zyra të FSDKSH, të cilat i dërgoi për ekspertim për të parë nëse kanë të dhëna për vlerën që janë paguar farmacitë abuzuese pasi shuma mendohet të jetë shumë mbi 1.5 miliardë lekë se sa është deklaruar deri më tani.
Sipas të dhënave paraprake dy farmacitë "Lundër " dhe "Bërzhita" kanë qarkulluar receta false dhe rezulton të kenë të njëjtin nipt në QKR. Personi që ka vepruar në emër të këtyre dy farmacive është Mimoza Tufa. Të dy farmacitë kanë adresën në Farkë. Por ky objekt nga verifikimet ka rezultuar të jetë shtëpi.
Subjekti tjetër ka qenë farmaci "Adelina" me përfaqësuese Adelina Manaj,një subjekt i paregjistruar në asnjë institucion shtetëror. Adelian Manaj ka paraqitur fatura dhe receta për medikamente të shtrenjta siç janë ato kancerogjene.
Subjekti i katërt ka qenë farmacia "Nutrimed 2012" me përfaqësues Nikollaq Thanasi, i cili ka paraqitur receta e fatura false të cilat janë regjistruar në Bërzhitë, Lundër e Farkë. Ndërkohë janë të përfshirë 80 mjekë vulat e të cilëve gjenden në fund të recetave. Farmcist33.al ka mësuar disa nga emrat e të arrestuarve, të cilët janë si më poshtë:
Pjerin Xhuvani, Drejtor i FSDKSH-së Tiranë
Edlira Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
Keti Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
Hysen Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
Mimoza Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
Nikolla Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë "Nutrimed"
Arens Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë.
Adelina Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë "Adelina".
Përgatiti: Alma Demiraj