Shëndetësi

kor12016

Urdhri i Farmacistëve humb gjyqin ndaj FSDKSH

Të enjten është zbardhur vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit në lidhje me padinë e bërë nga Urdhri i Farmacistëve ndaj Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vendimin, sipas të cilit farmacitë që kanë një distancë më të vogël se 20 metër nga institucionet publike shëndetësore nuk do të lidhin më kontrata me FSDKSH.

Gjykata Administrative e Apelit është shprehur një ditë më parë duke i dhënë të drejtë FSDKSH.

Tanimë asnjë farmaci që ka distancën 20 metër nga institucionet publike shëndetësore nuk do ta rilidhë kontratën me FSDKSH për të tregtuar barna me rimbursim. Të pyetur nga Farmacist33.al, burime nga FSDKSH thonë se farmacive u ishte lënë afat që deri ne datën 25 qershor të pranonin receta me rimbursim. Ndërkohë që ende nuk kanë një të  dhënë se sa është numri i farmacive që nuk mund të rinovojnë kontratën, pasi priten të dhënat nga drejtoritë rajonale të FSDKSH.

 

Alma Demiraj

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC