Shëndetësi

qer232015

SHBA: Modifikohet përbërja e vaksinës antigrip 2015/2016

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se vaksina antigrip 2014/2015 ishte jo plotësisht korresponduese me lotet e gripit qarkullues dhe prandaj vendosi të shtojë mbrojtjen për vitin pasardhës siç edhe ishte njoftuar paraprakisht.
Gjatë sezonit 2014/2015 në SHBA, aktiviteti gripal u shtua nga fundi i nëntorit dhe dhjetorit me pikun e regjistruar pikërisht në ditët e fundit të këtij muaji. Viruset e gripit A (H3N2) rezultuan dominues, ndërsa përhapja e viruseve gripale të tipit B u zbulua në fund të sezonit. Ky sezon gripal me predominim të gripit A rezultoi i rënduar me një numër të madh shtrimesh në spital, kryesisht te të rriturit mbi 65 vjeç.
Pjesa më e madhe e viruseve qarkulluese të gripit A (H3N2) ishin të ndryshme nga viruset e A (H3N2) të 2014/2015 të zgjedhur si komponentë të vaksinave sezonale dhe ky ishte dhe shkaku i reduktimit të efikasitetit të  vaksinës.
Sa i takon përbërjes së vaksinës kundër gripit për sezonin e ardhshëm, Komiteti për Vaksinat dhe Produktet e Ngjashme në Agjencinë amerikane të Barnave (FDA) ka rekomanduar se vaksinat trivalente  për gripin përmbajnë virusin e tipit A/California/7/2009 (H1N1) pdm09; virusin A/Switzerland/9715293/2013 (H3N2) dhe një virus B/Phuket/3073/2013 (B/grupi Yamagata).
Rekomandohet që vaksinat kuadrivalente, që përmbajnë dy viruse B, të përfshijnë viruse të rekomanduara për vaksinat trivalente, si edhe një të tipit B/Brisbane/60/2008 (B/ të grupit Victoria).
Kjo përbën një ndryshim të komponenteve të gripit A(H3) dhe gripit B (grupi Yamagata) në krahasim me kompozitën e vaksinës antigrip 2014/15.
Përbërja e vaksinës kundër gripit përcaktohet disa muaj para, në mënyrë që prodhuesit të kenë kohën e mjaftueshme për të përgatitur miliona doza të nevojshme./AIFA   

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC