Shëndetësi

gus42015

Makrolidet në shtatzëni, shkak për paralizë cerebrale dhe epilepsi

Sipas një studimi të publikuar në revistën "Plos One" dhe të drejtuar nga Wihelmine Hadler Meeraus, studiuese në "University College London", makrolidet gjatë shtatzënisë e shtojnë pjesërisht rrezikun për paralizë cerebrale dhe/ose epilepsinë te fëmijët. 19% - 44% e femrave shtatzëna përdorin antibiotikë në shtatzëni, qoftë për të trajtuar infeksionet gjatë periudhës së barrës, qoftë për parandalimin e lindjeve të parakohshme. Në studim u vu re një rritje e riskut për epilepsi dhe paralizë cerebrale pas përdorimit të antibiotikëve për parandalimin e lindjeve së parakohshme. Meeraus dhe kolegët e saj kërkuan të verifikonin nëse rreziku ishte i pranishëm edhe te shtatzënitë e përfunduara. Për këtë qëllim u analizuan të dhënat e gati 195.909 femrave dhe fëmijëve të tyre, për të vëzhguar shfaqjen e mundshme të paralizës cerebrale ose epilepsisë deri në moshën 7 vjeçare.
Dhe kështu në 33% të grave shtatzëna që kishin përdorur antibiotikë gjatë barrës, 0.6% e foshnjave u diagnostikuan me paralizë cerebrale ose epilepsi. Duke analizuar rolin e anti-mikrobikëve të ndryshëm, kërkuesit zbuluan se makrolidet, e veçanërisht eritromicina, lidheshin me një rritje prej 78% të riskut për paralizë cerebrale ose epilepsi. "Eritromicina përdoret për të trajtuar infeksionet e klamidias dhe sifilizit në shtatzëni si dhe prishjen e parakohshme të membranave alergjike te gratë shtatëzëna nga penicilina", shpjegon studiuesja. Sipas saj mundësitë për të zhvilluar paralizë cerebrale ose epilepsi ishin veçanërisht të dukshme te të lindurit nga gra që ishin trajtuar me tre ose më shumë cikle antibiotikësh. Por "Royal college of obstetricians and gynaecologists - Rcog" duke komentuar artikullin, është shprehur se risku për epilepsi ose paralizë cerebrale nga makrolidet është shumë i ulët. "Aq i ulët sa nuk kërkon asnjë lloj ndryshimi të udhëzimeve aktuale klinike", shton Alan Cameron, zv/president i Rcog, duke siguruar se eritromicina në shtatzëni mbetet një antibiotik i sigurt.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC