Shëndetësi

gus312015

Ndërron jetë neurologu shkrimtar Oliver Sacks

tags: TERAPI

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare neurologu britanik me famë botërore Oliver Sacks.
Sacks u shua dje, më 30 gusht, në Nju Jork. Ai vuante nga kanceri në mëlçi, pasojë e melanomës së syrit që e kishte prekur në vitin 2006 dhe kishte hyrë në fazën e saj përfundimtare. Ai vetë e kishte bërë publik faktin në një editorial, në "New York Times" disa muaj më parë.
Sacks ishte i njohur botërisht për librat e tij mbi patologjitë e trurit. Një nga librat më të famshëm është "Njeriu që ngatërroi bashkëshorten për një qime floku" i publikuar në vitin 1985. Në një tjetër libër të tij "Rizgjimet" bazohej në 1990-ën filmi me Robin Williams dhe Robert De Niro.
Në 40 vjet karrierë Sacks ka publikuar rreth 15 vepra unike në llojin e tyre dhe nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka treguar rastet e tij klinike, historitë e pacientëve dhe sëmundjen, por mënyra e të shkruarit të tij arrin të transformojë gjithçka në letërsi të pastër dhe historitë e të asistuarve të tij kthehen në rrëfime të vërteta jete që kapin lexuesin si të ishte duke lexuar një roman.

Me rastin e festës së 80 vjetorit gjatë një bilanci që i bëri jetës së tij u shpreh: "Ka humbur kaq shumë kohë. Kam qenë gjatë gjithë jetës tmerrësisht i turpshëm si në të 20-at e mia. Nuk flisja gjuhë tjetër veç gjuhës sime, nuk kam udhëtuar dhe nuk kam njohur kultura të tjera siç do të dëshiroja. Por kam një lloj sigurie: atë të një jete të jetuar mirë. Mund të imagjinoj, të ndjej në kockat e mia kuptimin e një shekulli. Nuk do ta kisha bërë kurrë në moshën 40 apo 60 vjeçare...".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC