Shëndetësi

tet222015

Aderimi në terapi, mundësi të reja me teknologjitë në zhvillim

tags: BARNA, TERAPI
Të dhënat e nxjerra nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe të përdorura si mjet analize nga farmakovigjilenca dhe aplikacione të cilat iu dërgojnë mesazhe pacientëve që harrojnë të marrin pilulën, janë dy shembujt e sjellë nga Medscape (rrjet profesional i shëndetit) se si teknologjitë e reja dhe rrjetet sociale  mund të përdoren në mënyrë novatore në shëndetësi. Eugenio Santoro, përgjegjës në laboratorin e informatikës mjekësore në institutin "Mario Negri" në Milano identifikon dy aspekte komplementare. Aspekti i parë në nivel makroskopik është ai i lidhur me përdorimin e informacioneve që merren dhe nxirren në rrjet nga qindra milionë përdorues. "Janë instrumente të mrekullueshme, - thotë Santoro, - që identifikojnë tendencën për abuzimet me barnat si p.sh. antibiotikët ose lehtësimin e efekteve anësore". Dhe citon kërkuesit e "Public Health Institute" në Çikago të cilët kanë analizuar tweet-et e konsumatorëve për të identifikuar infeksionet e mundshme ushqimore.
Për këtë arsye Greg Powell, drejtor në programin e sigurisë globale të "GlaxoSmithKline" ka deklaruar se një vit postimesh në rrjetet sociale ofron më shumë informacione për efektet anësore të barnave, informacione të cilat janë mbledhur në arkivat e brendshme të Administratës së Barnave dhe Ushqimit.
Aspekti i dytë i evidentuar nga Santoro lidhet me secilin pacient, që "mund të vendoset në qendër të vëmendjes dhe ndërhyrjes me një përdorim inteligjent të instrumenteve si smartphone apo teknologjitë e reja që mbahen me vete. Një shembull është ai i "reminder"-ave për aderimin në një trajtim farmakologjik, një tjetër është i përbërë nga mbledhja e informacioneve të zbuluara automatikisht nëpërmjet sensorëve ose të futura drejtpërdrejt nga pacienti. Në këtë rast duhen pasur parasysh konsideratat lidhur me privatësinë dhe për çdo instrument përdoruesi duhet të ketë të qartë në çfarë mënyre do të përdoren të dhënat e tij.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC